Avokati i Spitalit të Tetovës, Valon Abdulhamidi ka konfirmuar se në këtë spital ka pasur rrahje mes dy mjekëve, përcjell TV21. Abdulhamidi tha se bëhet fjalë për personat me iniciale D.H. dhe personin me iniciale Z.S.“Në kuadër të kompetencave tona, patjetër se do të ndërmarrim masa, mirëpo rasti është objekt trajtimi i organeve të policisë për momentin, pasi që të kemi ndonjë vendim meritor për njërin apo tjetrin, ose për të dy bashkë, patjetër se në kuadër të kompetencave do të ndërmarrim masa të parapara me ligj”, tha mes tjerash Abdulhamidi.