9.5 C
Tetovo
E enjte, 6 Mars, 2025
BallinaLajme“Round 2”- Pavarësisht tensioneve, Adriana Matoshi e relaksuar në Kuvend

“Round 2”- Pavarësisht tensioneve, Adriana Matoshi e relaksuar në Kuvend

Mospajtueshmëria mes pushtetit dhe opozitës për vazhdimin ose jo të seancën e sotme, ka provokuar prapë tensione mes deputetëve.

Megjithatë deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi, gjithë këtë situatë e ka marrë me sportivitet.

Madje, ajo shihet me një pankartë në dorë, që shkruan “RAUNDI I DYTË”.

Ndërkohë, insistimi i deputetëve opozitarë për ndërprerje të seancës bëri që ata të bllokojnë sërish foltoren e Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca vendosi për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga mazhoranca, ku do të shqyrtohet Projektligji për produktet medicinale.

Pas fillimit të procedurave për shqyrtimin e Projektligjit, deputeti i PDK-së Ilmi Reçica ia ndërpreu fjalën deputetit të LVV-së, Adnan Rrustemi.

Më pas deputetët e PDK-së sollën edhe dy pankarta me fytyrat e kryeminsitrit Albin Kurti dhe shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila me mbishkrimet “Zdravo”.

Në këto kushte deputetët e pushtetit miratuan Projektligjin për produktet medicianale./Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments