14.4 C
Tetovo
E diel, 5 Prill, 2026
BallinaLajmeRMV / Zv/ministri i Arsimit, Sulejmani u drejtohet studentëve: Kujdes nga opozita...

RMV / Zv/ministri i Arsimit, Sulejmani u drejtohet studentëve: Kujdes nga opozita pa busull dhe argatët e saj!

Të dashur studentë, jeni në të drejtën e plotë për kërkesën tuaj që provimin e jurisprudencës ta jepni në gjuhën shqipe. Gjithashtu, jeni në të drejtën e plotë që të protestoni për kauzën tuaj. Për dallim nga më herët, tani pa frikë dhe lirshëm mund ta shprehni vullnetin tuaj.
Kujdes nga opozita pa busull dhe argatët e saj, të cilët po mundohen të dalin pak në dukje dhe të mbledhin ndonjë pikë politike, e që aspak nuk e kanë hallin për kauzën tuaj.
Edhe një lutje: lërini thirrjet e kota të tipit “bëhuni bashkë opozitë e pozitë”, sepse nuk mund të bëhen bashkë ata që ju kanë lënë në këtë situatë dhe ata që po mundohen t’ju gjejnë zgjidhje për problemin tuaj.
Pavarësisht protestës, ju gjithsesi do ta jepni provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments