7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRMV / Viruset sezonale stërmbushin ambulantat

RMV / Viruset sezonale stërmbushin ambulantat

Ambulantat e stërmbushura, viruset sezonale prekin qytetarët në masë të madhe. Pacientët që takuam nëpër ambulanta për TVM2 shprehen se më tepër kanë simptome të kollitjes, rrjedhjes së hundëve si dhe temperaturë.

“Me fytin jam shktarru, tash isha këtu, më dha diçka për fyt, për grip. Prej ndotjes, pleqnia, krejt. Për vaksin, e kam pa në televizor, po si të shkoj vet ta marr. Me frymëmarje sjam mirë, edhe krejt janë bo bashkë”, u shpreh qytetari.

“Te ne jo, ama nëpër lagje, në punë po, e mu momentalisht jo, unë jam mirë”, theksoi qytetari

“Unë jo, po vajza e vajzës sime ka koll, ka dal rezultati pozitiv me kët kollin…. Antibiotik i ka dhënë, tash po i pin ato”, u shpreh qytetari.

Mjekët informojnë se më të prekurit ndaj viruseve janë fëmijët dhe të moshuarit, por nuk përjashtohen edhe moshat e mesme.

“Simptomat janë të përgjithshme, duke filluar nga rrjedhja e hundëve, kollitje, plogështi, dhimbje muskulore e kështu me rradhë. Në disa raste ku janë më të rënda viruset ose që i ngjasojnë virusit të gripit, atëherë kemi edhe temperaturë edhe ethe…. Si zakonisht ata që kanë imunitetitn më të brishtë janë fëmijët dhe të moshuarit, nga grupi që kanë sëmundje shoqëruese ose sëmundje kronike, këta janë më të ndjeshëm dhe që na vizitojnë më shpesh kohës fundit”, theksoi mjeku amë Abdylhamit Kasami.

Kasami thekson se viruset sezonale janë normale dhe ato i kemi prezente çdo vit. Madje, ai rekomandon që prindët mos ti marrin me shumë shqetësim. Jo çdo kollitje dhe jo cdo rrjedhje e hundëve është sëmundje dhe jo çdo lloj i këtij simptomi është arsyje për të munguar dhe boshatisur klasat e shkollave, thekson Kasami.

“Me kollitje dhe rrjedhje të hundëve rriten fëmijët dhe jo çdoherë duhet ti trajtojmë me antibiotik dhe jo çdoherë duhet të vizitohet mjeku…. Unë jam prej atyre që dua, deri sa të arrijë vija e kuqe, të tentojmë pa ilaçe për shkak se ky është një lloj vaksinimi natyral dhe është një rrugë për ta forcuar imunitetin dhe definitivisht vepron, kështu që ka funksion dhe duhet ta kemi këtë qasje, sepse sa hërë që ne ndihmojmë me ilaçe, imunitetit i themi stop, ri se unë do ta bëj punën dhe kjo nuk është e mirë as për fëmijen as për prindin e as për sistemin shëndetësor në përgjithësi”, theksoi Kasami.

Kasami thotë se në bazë të rekomadimeve me antipiretik duhet të trajtohen pacientët kur kanë temperaturë më të lartë se 38.5, nëse pacientët kanë temperaturë më të ulët atëherë rekomandohet që atë ta luftojnë me metoda tjera si konsumim të lëngjeve, rehidrim të mjaftueshëm, e kështu me rradhë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments