5.5 C
Tetovo
E enjte, 11 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeRMV, u përmirësuan shtrembërimet e fakteve për Kosovën në librin e Gjeografisë,...

RMV, u përmirësuan shtrembërimet e fakteve për Kosovën në librin e Gjeografisë, por vetëm online

Versioni online i librit të Gjeografisë për klasën e shtatë në gjuhën shqipe është përditësuar, ndërsa nga Ministria e Arsimit thonë se ndryshimet në botimin e shtypur do të bëhen me ribotimin e ardhshëm. Ndryshe nga versioni shqip, në versionin maqedonisht teksti mbetet i njëjtë pa asnjë përmirësim të vogël. Përdoret termi Metohi, Mitrovica e Kosovës si dhe ajo se Republika e Kosovës gjendet në jugperëndim të Serbisë, raporton Alsat.

Në versionin e ri online shkruhet se “Kosova kufizohet me Serbinë në veri dhe në lindje” kur bëhet fjalë për pozitën gjeografike. Ndërsa, në pjesën për relievin  thuhet se “Relievi përbëhet nga Luginat e Fushë Kosovës, në pjesën qendrore dhe lindore, dhe Rrafshi i Dukagjinit në pjesën perëndimore”. Më tej, në këtë njësi mësimore kur bëhet fjalë për qytetet më të mëdha tashmë shkruhet Mitrovica dhe jo Mitriovica e Kosovës  siç ishte më parë. Ajo që mbetet pa përmirësuar në këtë tekst është pjesa që ka të bëj liqenet. Liqeni i Ujmanit sërish është i shkruar si Gazivoda, e madje ne këtë rast thuhet se është lum dhe jo liqen.

Libri, i përgatitur nga autori Bllagoja Markoski, me recensentë Dragan KollçakovskiNikolla V. Dimitrov dhe Nevenka Stoeva, i përkthyer në gjuhën shqipe nga Roland Poloska dhe i lekturuar nga Farketa Dibra Zeqiri  është futur në përdorim gjatë vitit shkollor 2025. Megjithatë, pavarësisht procesit të recensimit dhe aprovimit, njësia mësimore për Kosovën ka nxitur reagime të gjera për shkak të disa përmbajtjeve të konsideruara të papërshtatshme.Lidhur me çështjen në fjalë, BDI dy ditë më parë fajësoi institucionet arsimore për miratimin e librit dhe kërkoi tërheqjen, rishikimin dhe korrigjimin e tij, si dhe përcaktimin e përgjegjësisë institucionale.

Nuk është hera e parë ku në librat shkollor ka përmbajtje të papërshtatshme, fyese apo të pavërteta. Gjatë vitit 2021 u identifikua se një prej librave me përmbajtje fyese ndaj shqiptarëve ishte Gjeografia për vitin e dytë në gjimnaz. I njëjti sipas hulumtimit të Portalb.mk, ka shtatë momente kontestuese të historisë së Maqedonisë ku edhe fyheshin shqiptarët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments