6.7 C
Tetovo
E shtunë, 25 Janar, 2025
BallinaLajmeRMV/Shumë nxënës mungojnë në shkolla shkaku i gripit, Mjekët paralajmërojnë rritje e...

RMV/Shumë nxënës mungojnë në shkolla shkaku i gripit, Mjekët paralajmërojnë rritje e të prekurve nga gripi

Shkolla “Qirili dhe Metodi” në Tetovë, si të gjitha të tjerat në vend, ka 4 ditë që e ka nisur gjysmëvjetorin e dytë, por me rreth 150 më pak që ndjekin mësimet.

Ata mungojnë për shkak të gripit dhe virozave të tjera.

Arsimtari Satki Ismaili thotë se vërehet mungesa e nxënësve në klasa, ndërsa edhe fëmijët me simptoma, në bashkëpunim me prindërit, i lëshojnë në shtëpi.
“Po e vërejmë në klasa që ka mungesë të nxënësve ku pjesa dërmuese janë shkaku gripit që janë, ne mundohemi ne kontakt me prindërit ta japim maksimumin ku evidentojmë nxënësit që kanë mungesa dhe janë të sëmurë, evidentojmë nxënësit që kanë arsyeje që nuk janë këtë javë në shkollë por evidentojmë edhe rastet që i kemi në klasë”, u shpreh Satki Ismaili, arsimtar në ShF “Kiril dhe Metodi”.

Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Tetovës, për shkak të gripit mësimet nuk janë duke i ndjekur rreth 800 nxënës, apo 10%.
“Është një valë virusesh në këtë periudhë dhe me fillimin e vitit shkollor ne si komunë kemi marrë edhe të dhënat nga shkollat, ku në shkollat fillore mungojnë 550 nxënës të cilët janë me virozë dhe përafërsisht 240 nxënës në shkollat me mesme që janë me virozë”, tha Nazim Dauti, sektori për Arsim Tetovë.

Mjeku pediatër Abdulla Abdullahu paralajmëron se numri i të prekurve nga viruset do të rritet edhe më shumë dy javët e ardhshme. Apelon që nxënësit e sëmurë të mos shkojnë në shkollë. (Tv21)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments