14.3 C
Tetovo
E martë, 20 Maj, 2025
BallinaLajmeRMV-Shpenzimet për muajin maj për një familje me katër anëtarë janë rritur...

RMV-Shpenzimet për muajin maj për një familje me katër anëtarë janë rritur për 1,200 denarë

Pas përfundimit të masës së qeverisë për kufizimin e marzhës, Shporta minimale sindikale me të cilën përllogariten shpenzimet e jetesës, për muajin maj në krahasim me prillin shënon rritje prej mbi 1,200 denarë. Vlera e shportës sindikale për majin arrin në 63,908 denarë, ndërsa vetëm për ushqim shënohet rritje prej 954 denarësh. “Vetëm për ushqim dhe pije, një familje katër anëtarëshe ka nevojë për 22,434 denarë, për veshje dhe këpucë 5,665 denarë, qira, ujë, energji elektrike dhe ngrohje 6,096 denarë; higjienë personale dhe mirëmbajtje të higjienës në shtëpi 2,610 denarë; shëndetësi 1,185 denarë; transport 4,652 denarë; komunikime 3,417 denarë; rekreacion dhe kulturë 5,592 denarë; arsim 7,027 denarë; restorante dhe hotele 4,131 denarë; dhe mallra dhe shërbime të tjera 1,100 denarë. Gjithsej 63.908″, theksojnë nga Lidhja e Sindikatave.

Lidhja e Sindikatave

• 22,434 denarë vetëm për për ushqim dhe pije
• Shpenzimet në muajin maj, 63,908 denarë

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se Qeveria pret raportin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Nëse tregtarët bëjnë manipulime, Qeveria do të reagojë, thotë ai.

“Ne thamë se si qeveri nuk do të tolerojmë hile, por gjithashtu nuk mendoj se janë frut sezonal luleshtrydhet, qershitë, shalqiri e kështu me radhë, për këtë periudhë të vitit. Por gjithsesi, nëse vërejmë sjellje jokonvencionale, atëherë sigurisht që do të veprojmë si qeveri”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Nëse një familje me katër anëtarë jeton në banesë me qira prej 60 metrash katrorë, sipas të dhënave nga Shporta sindikale, do t’u duhen mbi 79 mijë denarë vetëm për shpenzimet bazë. Pavarësisht këtyre të dhënave, zyrtarët qeveritarë thonë se për momentin nuk nevojiten masa të reja sepse çmimet e ushqimeve nuk janë rritur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments