6.7 C
Tetovo
E shtunë, 25 Janar, 2025
BallinaLajmeRMV -së edhe ky qershor po i ikën?! Ministria e Jashtme Bullgare:...

RMV -së edhe ky qershor po i ikën?! Ministria e Jashtme Bullgare: E kemi informuar Maqedoninë se propozimet e saj janë të papranueshme

Në takimin e shkurtit, Bullgaria e njoftoi Maqedoninë se propozimet maqedonase nuk janë të pranueshme dhe se bisedimet duhet të vazhdojnë. Kështu kanë deklaruar për “BGNES” MPJ bullgare në lidhje me pretendimet e ministrit të Jashtëm maqedonas Bujar Osmani se ekziston një dokument që është i pranueshëm për ne, por pritet përgjigje nga autoritetet në Sofje.

Ekziston një dialog aktiv ndërmjet Ministrive të Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë për të gjetur zgjidhje për çështjet e hapura politike. Takimi i fundit i ekspertëve të ekipeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme u mbajt më 11 shkurt të këtij viti, ku u diskutua për propozimet e fundit të Maqedonisë, të dërguara zyrtarisht në dhjetor 2021 si përgjigje ndaj propozimeve të palës bullgare. Në takimin e muajit shkurt, pala bullgare i njoftoi përfaqësuesit e Maqedonisë se propozimet e tyre nuk janë të pranueshme dhe se bisedimet duhet të vazhdojnë – thanë MPJ bullgare.

Ata shtuan se “kur të ketë një perspektivë për përparim të rëndësishëm, pala bullgare do të dërgojë propozimin e saj për të afruar qëndrimet”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments