Në lidhje me sundimin e së drejtës dhe vlerat themelore, Maqedonia është e gatshme për anëtarësim në BE njëjtë si vitin e kaluar. Megjithatë nëse në raportin e vitit të kaluar të Komisionit në këtë sferë nuk kishim fare progres, tani KE regjistroi “progres të kufizuar”. Lufta kundër korrupsionit mbetet status-quo, por kësaj here është notuar gatishmëri më e mirë te lufta kundër krimit të organizuar.
Raportin për progresin e vendit krerëve shtetërorë ia dorëzoi euroambasadori Mihalis Rokas. Pas takimit me kryeministrin, Hristijan Mickoski, të dy theksuan se ai e përfshin periudhën nga shtatori i vitit të kaluar deri më tani, përkatësisht periudhë e tre Qeverive, duke përfshirë edhe Qeverinë teknike.
“U përgatit për periudhën e tre Qeverive dhe ka progres të caktuar apo kufizuar në disa sfera, por e rëndësishme është që nuk kemi kthim prapa dhe me përkushtim punojmë krah për krah, që pas një viti për të njëjtin do të themi është bërë progres i madh”, tha Mihalis Rokas.
Nga ana tjetër, Mickoski theksoi se nuk ka devijim nga reformat për transformim europian të shoqërisë. Ai tha se jemi pa arsye në dhomën e pritjes, por qëllimi i vetëm i qëndrueshëm dhe strategjik mbetet anëtarësimi në BE.