Për shkak të mungesës së kuorumit, Këshilli i Prokurorëve Publikë në seancën e sotme nuk zgjodhi pesë prokurorë të rinj për ekipin e Vilma Ruskovskës në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PThQK GOKK).
Ndonëse për seancën e sotme ishin të njoftuar të gjithë anëtarët, munguan Ljubomir Joveski, Ixhet Memeti dhe Ljupço Ivanovski.
Anëtarët e pranishëm në këtë seancë konstatuan se gjendja në prokuroritë themelore publike është e keqe. Sipas sistematizimit të nevojshëm, në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë është planifikuar të punojnë dhjetë prokurorë, ndërsa aktualisht në këtë prokurori në Kriva Pallankë punojnë dy prokurorë publikë, ku prokurorët e Prokurorisë Publike në Kumanovë mbulojnë ngjarjet në këtë rajon.
Seanca e radhës është caktuar për të enjten