6 C
Tetovo
E martë, 28 Tetor, 2025
BallinaLajmeRMV / Projekt-buxheti për 2026, 6,73 miliardë euro

RMV / Projekt-buxheti për 2026, 6,73 miliardë euro

Nga kasaforta shtetërore vitin e ardhshëm do të shpenzohen 6,73 miliardë euro, ndërsa plani është të mblidhen 6,1 miliardë euro nga qytetarët dhe bizneset. Qeveria miratoi projekt-buxhetin për vitin 2026, i cili do të dërgohet në Kuvend. Plani parashikon të mblidhen më shumë para nga taksat dhe kontributet dhe të forcohet disiplinimi fiskal. Janë ndarë më shumë para për paga, pensione dhe transfere sociale.

“Me buxhetin sigurohet pagesa e rregullt e pagave dhe pensioneve, si dhe mbrojtje sociale e vazhdueshme. Fondet për transfere sociale janë projektuar në 206,3 miliardë denarë, një rritje prej 6,7 për qind. Pagat arrijnë 52,6 miliardë denarë, ose 7 për qind më shumë se këtë vit, duke përfshirë rritjen e pagave sipas ngritjes së pagës minimale. Shpenzimet tranzitore për pagesat në kolonën e dytë të pensioneve arrijnë 19,6 miliardë denarë, me një rritje prej 22,5 për qind”, tha Gordana Dimitrievska Koçoska, ministre e Financave.

Vitin që vjen do të shpenzohen 1,9 miliardë euro për pensione, një rritje prej 9,7 për qind krahasuar me këtë vit. Rritja e pensioneve do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, për të mbështetur standardin e pensionistëve, tha Koçoska. Investimet kapitale janë projektuar në 650 milionë euro, më pak se këtë vit. Shumica e fondeve do të shkojnë për autostradat që po ndërtojnë Bechtel dhe Enka, si dhe për infrastrukturën.
Deficiti buxhetor është projektuar në 3,5 për qind të BPV-së ose 637 milionë euro. Vitin e ardhshëm do të marrim hua rreth 1,7 miliardë euro.

“Financimi parashikohet të realizohet me euro-obligacione në vlerë 950 milionë euro, dhe mund të rritet pjesërisht sepse janë parashikuar edhe 350 milionë euro nga huamarrje e huaj dhe 400 milionë euro nga tregu i brendshëm”, tha Dimitrievska Koçoska.

Projektohet që vitin e ardhshëm BPV-ja të rritet 3,8%, ndërsa inflacioni të arrijë 2,5%.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments