-1.6 C
Tetovo
E diel, 12 Janar, 2025
BallinaLajmeRMV / Prej sot në autobusët e qytetit mund të futeni edhe...

RMV / Prej sot në autobusët e qytetit mund të futeni edhe me qenë shoqërues

Ndërrmarja Publike për Qarkullim ka vendosur që të gjithë personat me nevoja të posaçme janë të lejuar që ta shfyrtëzojnë transportin publik me shoqërues qen në autobus.

Deri më tani nuk ka qenë e lejuar një gjë të tillë dhe shpesh herë personat me nevoja të veçanta të cilët zakonisht janë shoqëruar me qenë nuk kanë qenë të lejuar ta shfyrtëzojnë transportin publik.

Në shumicën e autobusëve janë të vendosura tabelat me mbishkrimin ”Janë të mirëseardhur qentë me përcjellës”.

Por sikurse në shumicën e rasteve nëpër institucione të ndryshme, përkthimi në gjuhën shqipe nuk bëhet nga njerëz adekuat por bëhet shkel e shko. “Кучињата придружници” ka kuptimin se vet qentë janë shoqërues të personave me nevoja të posaçme, ndërsa në gjuhën shqipe është shënuar qentë me përcjellës, që i bie personi me nevoja të posaçme e shoqëron qenin.

Pse në institucione të tilla shtetërore nuk vërehen këto gabime dhe a ka kush i kontrollon?

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments