750 denarë në 4 muajt e ardhshëm, gjegjësisht deri në muajin shkurt do të lëshohen në llogaritë e 66 mijë pensionistëve që marrin pensione nga 11.526 deri në 14.000 denarë. Ndërsa nga 1500 denarë do të marrin pensionistët të cilët marrin pension deri në 11.525 denarë. Nga Lidhja e Shoqatave të Pensionsitëve, Stanka Trajkova, e përshëndesin këtë ndihmë, duke theksuar se çfarëdolloj ndihmë qoftë e vogël apo e madhe për pensionistët është e mirëseardhur. Ndërsa shtoi se presin ndihmë edhe nga komunat.
“Ne si Lidhje si organizatë qytetare që në vazhdimësi kujdeset për statusin material të pensionistëve presim që pensionistët të ndihmohen edhe nga komunat. Mundet me ndihma me të holla dhe me lloje tjera të masave ne vend që t’i rrisin çmimet e shërbimeve ose çmimet e transportit publik siç dëgjuam nëpër disa media. Disa komuna për të së vërtetës, filluan t’i ndihmojnë pensionistët që janë banorë të atyre komunave”, theksoi Stanka Trajkova, kryetare e Lidhjes së Shoqatatve të Pensionerëve.
Megjithatë, parashtrohet pyetja se sa realisht këto mjete do t’i nxjerrin nga kriza pensionistët tanë? Trajkova thotë se sadopak këtë para do të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes material.
“Sipas vlerësimit të dikujt së bëhet fjalë për ndihma të vogla, megjithatë ato ndihma të vogla për të tjerët dhe sidomos për pensionsitët janë shumë domethënëse. Ashtu do t’i kisha cilësuar edhe këto mjete që do t’i marrin pensionistët, gjithsesi mbetet ju mbetet atyre se si do t’i harxhojnë dhe besoj se në këtë periudhë do të ju ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes materiale”, pohoi Stanka Trajkova, kryetare e Lidhjes së Shoqatatve të Pensionerëve.
Gjithashtu 42.000 qytetarë nga kategoritë e rrezikuara do të marrin 3.000 denarë në muaj në katër muajt e ardhshëm, ose gjithsej 12.000 denarë. Të drejtën e 3000 denarëve do ta kenë:
-Personat që ushtrojnë të drejtën e sigurimeve shoqërore
-Personat që ushtrojnë të drejtën e aftësisë së veçantë
-Prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta deri në moshën 26 vjeç e që ushtrojnë të drejtën për një shtesë të veçantë
-Personat me aftësi të kufizuar që ushtrojnë të drejtën e ndihmës dhe kujdesit nga një person tjetër —-Persona me ndryshime të rënda të përhershme në gjendjen shëndetësore
-Prindër të vetëm përfitues të pagës minimale të garantuar
-Persona të papunë
Që këto para të arrijnë deri në llogaritë e qytetarëve janë të nevojshme të shpejta ligjore. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe resoret tjera kompetente do të përgatisin ndryshimet ligjore dhe do të dërgohen në Kuvend. Kovaçevski nuk pret që opozita do të bllokojë ndihmën e qytetarëve dhe të gjithë deputetët do të votojnë pro ndryshimeve.