27.3 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Qershor, 2024
BallinaLajmeRMV/ Pensione më të larta se 57 mijë denarë,mbi 2.800 persona i...

RMV/ Pensione më të larta se 57 mijë denarë,mbi 2.800 persona i marrin.

Të dhënat e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale tregojnë se numri i pensionistëve në mars të këtij viti ka arritur në 338.336 persona. Pjesa më e madhe e tyre janë persona që kanë marrë pension në bazë të viteve, ose kanë marrë pension pleqërie në bazë të stazhit. Shifrat tregojnë se edhe pse ka një rritje të numrit të pensionistëve në veendin tonë, ka gjithnjë e më pak përfitues të pensioneve bujqësore dhe ushtarake.

Pensionet në vendin tonë ndahen në pesë kategori. Ekziston pension familjar, mesatarja e të cilit është 16.707 denarë, pension invalidor mesatarja e së cilës është 18,818 denarë. Pensioni mesatar i pleqërisë arrin në 22.826 denarë, ndërsa pensioni mesatar bujqësor arrin në 10.991 denarë dhe pensioni ushtarak ka mesataren më të lartë prej 29.943 denarëve.

Të dhënat e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale tregojnë se në Maqedoninë e Veriut janë 2.861 persona që marrin pension prej më shumë se 57.478 denarëve. 74 persona marrin pension familjar prej më shumë se 57 mijë denarëve, ndërsa 29 persona marrin pension invaliditeti në masën e përmendur dhe i përkasin katëgorisë së përfituesve të pensioneve më të mëdha.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, në periudhën pesëvjeçare numri i pensionistëve është rritur për 20.536 pensionistë.

Megjithatë, përkundër rritjes së numri të përgjithshëm të pensionistëve, ka një rënie të ndjeshme të numrit të pensionistëve që janë përfitues të pensionit bujqësor dhe ushtarak. Shifrat tregojnë gjithashtu se numri i përfituesve të pensioneve familjare dhe të invalidetit është ulur. Për dallim nga këto kategori, shumica e pensionistëve janë në kategorinë e oensionit të pleqërisë dhe këtu shifrat jaën rritur ndjeshëm. Nga 204,455 përfitues në vitin 2018, numri i përfituesve të pensionit të pelqërisë u rrit në 235,957 oersona.

Sipas të dhënave të ministrisë, në muajin mars ka pasur vetëm 43 pensione bujqësore, të cilat arrijnë në vetëm 13.192 denarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments