6.9 C
Tetovo
E hënë, 20 Tetor, 2025
BallinaLajmeRMV-OSBE/ODIHR del me vlerësim për zgjedhjet: Ishin të polarizuara pa tema lokale

RMV-OSBE/ODIHR del me vlerësim për zgjedhjet: Ishin të polarizuara pa tema lokale

Zgjedhjet lokale ishin konkurruese, por shumë të polarizuara dhe me dominim të temave kombëtare përfshirë linjën etnike, që shtypi çështjet lokale – vlerësojnë vëzhguesit ndërkombëtarë. OSBE/ODIHR, Kongresi i Këshillit të Evropës dhe Parlamenti Evropian edhe këtë herë regjistruan se paratë shtetërore përdoren për qëllime politike, dhe kishte akuza për presione dhe frikësim të votuesve dhe të punësuarve në administratën publike.

“Rregulloret ligjore për reklama politike, përfshirë edhe në media, vendosën kandidatët e pavarur dhe partitë jashtëparlamentare në pozitë të pafavorshme dhe i përjashtuan padrejtësisht partitë e vogla”, tha Mateo Mekachi, OSBE/ODIHR.

Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale pranë Këshillit të Evropës vlerësoi se dita e zgjedhjeve kaloi paqësore dhe rregullisht, me vlerësim pozitiv për punën e komisioneve zgjedhore dhe përdorimin e identifikimit biometrik, megjithëse vërejtën ndërprerje teknike që duhet të tejkalohen në të ardhmen.

“Ne përshëndesim faktin që që nga misioni i fundit i Kongresit për vëzhgim të zgjedhjeve, anëtarët e komisioneve zgjedhore morën standard më të lartë trajnimi, që e rriti kapacitetin operativ të administratës zgjedhore, së bashku me përpjekjet pozitive për të përmirësuar përdorimin e identifikimit biometrik. Kishte probleme teknike me këto makina, që i pamë nga afër dhe shpresojmë se do të mund të zgjidhen për zgjedhjet e ardhshme…”, tha Gobnit ni Vimnehan, Kongresi i Këshillit të Evropë Parlamenti Evropian kujton se shumë rekomandime nga vëzhgimet e mëparshme janë ende të hapura, dhe gjatë ditës së zgjedhjeve pati gabime procedurale në rendin e numërimit të votave, votim familjar dhe akses të dobët për personat me aftësi të kufizuara.

Në lidhje me përfaqësimin e grave, vëzhguesit theksojnë se kuotat ligjore lejojnë që një e treta të jenë në listat këshilltare, por në listat për kryetarë komune gratë janë dramatikisht të nënvlerësuara dhe duhet gjetur zgjidhje për përfaqësim adekuat edhe në këto lista. Nga Parlamenti Evropian, i cili në thelb nuk vëzhgon zgjedhjet lokale, u tha se disa gjëra duhet përmirësuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments