1.1 C
Tetovo
E diel, 29 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeRMV / Numri i vdekjeve në vitin 2023 është ulur për 10,1%

RMV / Numri i vdekjeve në vitin 2023 është ulur për 10,1%

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, numri i vdekjeve në vend në vitin 2023 është 20.187 dhe është ulur për 10,1% krahasuar me një vit më parë. Një numër më i madh i të vdekurve janë meshkuj, përkatësisht 10.640 ose 52.7% e numrit të përgjithshëm të të vdekurve.

ENTI SHTETËROR I STATISTIKAVE

“Pjesën më të madhe e zënë ata që kanë vdekur nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut me 43,8% e numrit të përgjithshëm të vdekjeve, pasuar nga rastet kur shkaku i vdekjes janë neoplazitë me 18,6%, sëmundjet endokrine, ushqimore dhe metabolikeme 7,2%, sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes përfaqësohen me 4,7% dhe pjesa tjetër vijon, por me më pak përfaqësim”.

Sipas muajit të vdekjes, numri më i madh i rasteve është në muajin janar . Mosha mesatare e meshkujve të vdekur është 72.1 vjeç ndërsa tek femrat 76.5 apo për 4.4 vite mosha mesatare e vdekjes është më e lartë tek femrat.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments