Infrastruktura e Postës Kombëtare do të përdoret për të ofruar shërbime administrimi për qytetarët në 333 lokacione në vend. “Një pikë për shërbime” aktuale, e cila funksionon vetëm në pesë lokacione (Shkup, Kumanovë, Manastir, Ohër dhe Tetovë) do të zgjerohet në të gjithë vendin, duke shfrytëzuar kapacitetet hapësinore dhe kuadro të Postës. Pas gjashtë muajsh është planifikuar që në filialet e Postës të ketë një afishe me informacione për qytetarët se janë në dispozicion të tyre shërbime nga administrata.
– “One Stop Shops” në fakt i shërbejnë shumë pak proceseve. Ne bëmë një analizë. Së bashku me SHA Posta, do të hapim këto pika në 333 vende në të gjithë vendin, ku nuk do të krijojmë infrastrukturë të re, por infrastrukturë të Postës, njerëzore dhe fizike. Aty do të shërbehen të gjithë qytetarët në nivel të vendit me shërbimet që u ofrohen, tha sot ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu.
Tani, sqaroi ministri, po shpenzohen shumë burime për pesë pikat ekzistuese, pagesa e qirasë, rryma, punonjësit… Do të mbyllen dhe të gjitha këto vende do të funksionojnë në kuadër të Postës.
– Zgjidhja është hapja e 333 pikave pa investuar shumë. Ne krijuam një grup pune me SHA Posta të RSM për të vendosur shpejt ato pika. Tashmë jemi duke punuar për të. Posta ka zyra në çdo pjesë të vendit, ka punonjës dhe lidhje të mirë interneti, por nuk ka staf të trajnuar mirë për të ofruar të gjitha shërbimet “Një pikë për shërbimet” dhe një sportel që do të thotë ETU. Me një investim të vogël në një hap do të afrohemi me çdo qytetar që të ketë qasje në të gjitha shërbimet, thotë Aliu.Analizat janë duke u zhvilluar për ndryshimet e nevojshme në zgjidhjet ligjore, pasi ligji aktual parashikon që vetëm punonjësit e MPBSH-së të kenë akses në “Një pikë për shërbimet” (ETU). Në ligj do të shtohet se një akses të tillë do ta kenë edhe punonjësit e SH.A Postës së RMV-së.