0.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaEkonomiRMV, ministrja premtoi që në shtator do të ketë rritje të pensioneve,...

RMV, ministrja premtoi që në shtator do të ketë rritje të pensioneve, ndërsa të gjitha kërkesat e pensionistëve do të shqyrtohen

Ministrja për punë dhe politikë sociale, Jovanka Trençevska, pas një takimi me disa pensionistë që protestuan për rritje të pensioneve, ka paralajmëruar që do të shqyrtohen të gjitha kërkesat.

“Të gjitha kërkesat e dorëzuara në Ministri do të shqyrtohen dhe në dialog së bashku me Lidhjen e pensionistëve do të krijohen politikat dhe masat e mëtutjeshme për pensionistët, veçanërisht për ata me pensione më të ultë, dhe në drejtim të sigurimit të jetës me dinjitet për të gjithë qytetarët”, deklaroi Trençevska.

Ministria ka realizuar takim me përfaqësuesit e Këshillit Nismëtar të Pensionistëve të Maqedonisë, të cilët sot protestuan duke shpalosur kërkesat e tyre.

“Në takim, përfaqësuesit e Këshillit i shpalosën kërkesat e tyre, si rritja lineare e pensionit prej 3500 denarë për të gjitha pensionet, si dhe vazhdimin e harmonizimit në përputhje me metodologjinë e re të vitit të kaluar, përcaktimin e pensionit minimal në vlerë të 80 përqindëshit të rrogës minimale, rritjen e kompensimit për lëvizshmëri dhe përkujdesje dhe garantimin e ndihmës minimale”, deklarojnë nga Ministria.

Ministrja paralajmërojnë rritje të pensioneve në shtator, në përputhje me Ligjin për pensionet.

“Llogaritjet momentale për në shtator të vitit 2023 janë së paku 6 përqind. Së bashku më harmonizimin në janar të vitit 2022, ajo është rritje për 24 përqind nga ardhja e kësaj qeverie”, deklarojnë nga Ministria.

Ndryshe, rritje lineare të pensioneve për 3500 denarë, pensionet minimale të jenë 18 mijë denarë dhe dorëheqje të kryetares së Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve – Stanka Trajkova. Këto janë kërkesat kryesore të pensionistëve të cilët nga të gjithë qytetet sot protestuan para Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në Shkup.

Pensionistët theksuan se kërkesat e tyre për rritje lineare të pensioneve për 3500 denarë dhe që pensioni minimal të jetë 18 mijë denarë do t’i dorëzojnë në Qeveri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments