4.5 C
Tetovo
E premte, 30 Janar, 2026
BallinaEkonomiRMV -MINISTRIAE FINANCAVE /Borxhi publik 10,064,1 milionë euro,që lexohet 10 miliardë euro

RMV -MINISTRIAE FINANCAVE /Borxhi publik 10,064,1 milionë euro,që lexohet 10 miliardë euro

Borxhi publik i shtetit, deri më 31 dhjetor 2025, arrin në 10,064,1 milionë euro, që përbën 59,6 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), njoftoi sot Ministria e Financave.Sipas ministres resor Gordana Dimitrieska Koçoska, kjo shumë e borxhit publik është një tregues i qartë dhe i fortë për përpjekjet drejt financave publike të qëndrueshme dhe konsolidimit fiskal, dhe njëkohësisht do të thotë edhe respektim i kritereve të Maastrichtit, sipas të cilave borxhi publik duhet të jetë nën 60 për qind të PBB-së.

“Duhet të jem e sinqertë dhe të them se sipas parashikimeve tona, në përputhje me Strategjinë për Menaxhimin e Borxhit Publik, edhe pse Ministria e Financave ka punuar shumë, ishte parashikuar që borxhi të lëvizte pak mbi 60 për qind. Por, edhe njëherë mund të tregojmë dhe dëshmojmë se me punë të përkushtuar, planifikim të kujdesshëm dhe kontroll të rreptë të çdo shpenzimi, duke u kujdesur për çdo shpenzim jo vetëm të qeverisë qendrore, por edhe për mënyrën se si shpenzohen kreditet që tërhiqen nga ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionere, mund të arrijmë rezultate edhe më shpejt se sa kemi pritur”, deklaroi Dimitrieska Koçoska.

Shifra 10.064,1 milionë euro do të thotë:

10 miliardë e 64 milionë euro
ose më saktë: 10.064.100.000 €

Shpjegim shkurt:

  • 1 miliard = 1.000 milionë
  • 10.064,1 milionë = 10.0641 miliardë ≈ 10 miliardë euro

Pra, po — borxhi publik i RMV ka kaluar pragun e 10 miliardë eurove.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments