8.8 C
Tetovo
E diel, 25 Maj, 2025
BallinaLajmeRMV-Më 31 maj dhe 11 qershor 2025 do të mbahet provimi shtetërorë...

RMV-Më 31 maj dhe 11 qershor 2025 do të mbahet provimi shtetërorë për maturantët

Më 31 maj dhe 11 qershor, Qendra Shtetërore e Provimeve do të organizojë provimin shtetërorë për maturantët. Provimi i parë është në gjuhën amtare dhe letërsi, si një provim obligative për të gjithë nxënësit, kështu që në gjuhën maqedonase në këtë provim do të përfshihen 9.969 nxënës, në gjuhën shqipe 4.339, në gjuhën turke 292 dhe 10 nxënës në gjuhën serbe.Maturës shtetërore planifikohet t’i nënshtrohen 15 004 mijë nxënës, ndërsa edhe këtë vit interesimi më i madh është për gjuhën angleze 13 457, matematikë 1.246, gjuhë gjermane 73, 24 gjuhë frënge dhe 62 në estetikë. Në këto teste, 8.816 nxënës janë nga shkollat e mesme profesionale, 5.966 nga gjimnazet dhe 222 nga shkollat e arsimit artistik. Nxënësit që nuk do të arrijnë të kalojnë me sukses provimin në afatin e qershorit, do të mund të hyjnë në afatin e gushtit. Për realizimin e maturës shtetërore janë angazhuar 2 mijë testues.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments