Në 6-mujorin e parë të këtij viti, 1830 kompani nuk kanë mundur të mbijetojnë, nga të cilat 1663 janë mikro-firma, të cilat sipas definicionit kanë deri në 10 punonjës dhe deri në 50,000 euro të ardhura bruto vjetore.
Këtë e bën të ditur portali Pari bazuar në të dhënat e BiznisMreza.mk, transmeton INA.
Nëse krahasohet me numrin e kompanive të mbyllura në të gjithë vitin 2023, kur 4330 kompani e humbën betejën e biznesit, mund të thuhet se ka mundësi që këtë vit të ketë numër më të vogël.
Sa i përket muajve, megjithatë, vërehet se fati i keq i ka ndjekur më së shumti kompanitë në janar, kur janë mbyllur 368 kompani, pra çdo e pesta kompani është mbyllur në gjysmën e parë të vitit. Tendenca e mbylljes së kompanive u lehtësua në maj dhe qershor.

