2.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaEkonomiRMV, mbështetje financiare për familjet e nxënësve që kanë të ardhura mujore...

RMV, mbështetje financiare për familjet e nxënësve që kanë të ardhura mujore nën 50 mijë denarë

Familjet e nxënësve që nuk kanë të ardhura mujore më të larta se 50 mijë denarë, do të mund të aplikojnë në Ministrinë për Arsim dhe Shkencë për të fituar mbështetje për çdo nxënës që e kanë të regjistruar në shkolla fillore dhe të mesme.

“Kandidatët duhet të aplikojnë në shkollën ku nxënësi është i regjistruar. Gjatë aplikimit, kandidatët duhet të plotësojnë formularët”, njoftoi Ministria duke theksuar që nxënësit duhet të jenë shtetas të RMV-së, të jenë nxënës të rregullt dhe familja e tyre të mos ketë të ardhura të përgjithshme në vlerë prej 50 mijë denarë.

Ministria gjatë këtij muaji do të pranon aplikime prej 5 deri 12 prill.

Ndryshe, një pjesë e prindërve me të ardhura të ulëta mujore, përkatësisht me të ardhura që nuk i kalojnë 50.000 denarë, edhe pse i kanë dorëzuar dokumentet në rregull dhe në kohë kur është shpallur masa, ende nuk i marrin paratë rregullisht çdo muaj në llogaritë e tyre. Ka edhe prindër (jo të gjithë) që kanë marrë para vetëm për dhjetor dhe janar, por jo për muajt në vijim.

Këtë masë planifikojnë ta shfrytëzojnë rreth 75 mijë nxënës të shkollave fillore dhe 30 mijë nxënës të shkollave të mesme. Në buxhetin e Ministrisë së Arsimit për masat kundër krizës nga pakoja e nëntë e Qeverisë, thuhej se janë siguruar 843 milionë denarë për nxënës dhe studentë. Ishte paraparë që nga dhjetori i vitit të kaluar deri në maj të këtij viti, prindërit me të ardhura të ulëta të përfitonin çdo muaj nga 20 euro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments