Sot fillon seanca parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë së re, e cila duhet të përfundojë më së voni deri në mesnatën e së dielës. Qeveria e re përbëhet nga 24 ministri dhe pesë zëvendës kryeministra. Mandati Hristijan Mickoski ka deklaruar se gjatë betimit do ta përdor emrin kushtetues të shtetit.
Qeveria zgjidhet nëse pro ka votuar shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve. Kryetari i Kuvendit e njofton Presidentin e Shtetit për zgjedhjen e Qeverisë. Qeveria e re e propozuar nga Mickoski numëron 24 anëtarë.
Hristijan Mickoski më 18 qershor në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka dorëzuar përbërjen për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut e cila do të përbëhet nga VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM.
Rikujojmë se pas zgjedhjeve të 8 majit, në kampin maqedonas VMRO-DPMNE doli fituese me 58 deputetë ndërsa në kampin shqiptar Fronti Europian së pari me 19 deputetë por pas rivotimit më 22 maj mbeti me 18 deputetë. Megjithatë, Qeveria e re pritet të formohet jo me fituesin e kampit shqiptar, por me koalcionin shqiptar VLEN që kishte 13 deputetë por që fitoi një më shumë pas rivotimit, konkretisht ka 14 deputetë. Fonti Evropian kundërshton këtë veprim duke e quajtur “majorizim” nga pala maqedonase sepse po merret në pushtet partia me më pak deputetë, dhe ka lajmëruar se do të ndërmerr masa për të ndaluar këtë. /SHENJA/