27.3 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Qershor, 2024
BallinaLajmeRMV / Grupi punues e miratoi Propozim-iniciativën për nevojën e ndryshimeve në...

RMV / Grupi punues e miratoi Propozim-iniciativën për nevojën e ndryshimeve në Kushtetutë

inistria e Drejtësisë bëri të ditur se Grupi punues në seancën e sotme miratoi Propozim-iniciativën për nevojën e ndryshimeve në Kushtetutë me qëllim të ndryshimit dhe plotësimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ata shtojnë se propozimi do t’i dorëzohet Qeverisë, e cila do të duhet ta përcjellë iniciativën në Parlament, ku do t’i kalojë të gjitha trupat punuese.

“Seanca përfundoi me suksese dhe unanimisht u miratuan të gjitha vendimet. Kishte prezantime, argumente, por më e rëndësishmja është që u pajtuan rreth Propozim-ndryshimeve të Kushtetutës”, u shpreh zv.ministrja Margarira Caca Nikollovska.

Ajo shtoi se në Preambulë pas popullit boshnjak do të shtohen edhe populli bullgar, kroat, malazez, slloven, çifut dhe egjiptian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments