-5.6 C
Tetovo
E martë, 30 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeRMV / Familjet me 3 anëtarë, me vetëm 1 të punësuar, 70%...

RMV / Familjet me 3 anëtarë, me vetëm 1 të punësuar, 70% ngrohen me lëndë djegëse të ngurta, 20% me rrymë

Pjesa më e madhe e familjeve gjatë vitit të kaluar janë ngrohur me soba, ku mbi 71% me lëndë djegëse të ngurta, ndërsa 20,7% me energji elektrike. Pesë për qind kanë pasur ngrohje qendrore individuale, ndërsa 2,9% ngrohje qendrore kolektive”, thotë Enti Shtetëror i Statistikës.Pjesa më e madhe e familjeve, ose 36,3 për qind, jetojnë në banesë me tre dhoma, me sipërfaqe nga 51 deri në 70 metra katrorë; 28,6% në banesë me katër ose më shumë dhoma, ndërsa 26,4% në banesë me dy dhoma. Në banesë me një dhomë ose garsonierë jetojnë 4,5% e familjeve. Mbi 92,7% e familjeve jetojnë në banesë në pronësi, 5,1% te prindërit, fëmijët ose të afërm të tjerë, ndërsa 2% në banesë me qira.
Mesatarisht, nga tre anëtarë të një familjeje, një ishte i punësuar. Numri mesatar i anëtarëve në familje është 3,05, ndërsa mesatarisht 1,13 ishin në marrëdhënie pune. Të varur financiarisht ishin 1,15 anëtarë, ndërsa 0,67 anëtarë kishin të ardhura personale, tregon Statistika vjetore për vitin 2025 E Entit Shtetëror të Statistikës.“Mbi dy të tretat e familjeve kanë pasur veturë dhe kondicioner, ndërsa vetëm 40 për qind biçikletë. Gati gjysma kanë pasur kompjuter personal të lidhur në internet, ndërsa telefon celular kanë pasur mbi 92%, radio 28% dhe telefon fiks vetëm 22 për qind” thotë Enti Shtetëror i Statistikës.Të dhënat janë marrë në bazë të hulumtimit statistikor “Anketa për shpenzimet e familjeve”, e realizuar gjatë vitit 2024 në 5 040 familje. Janë anketuar 2 914 familje, ndërsa numri i familjeve të vlerësuara është 598 632.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments