Shefi i delegacionit të BE-së në vend, Mihalis Rokas e ka vlerësuar pozitivisht raportin e progresit për Maqedoninë e Veriut i cili u votua dje në Parlamentin Evropian. Ai theksoi se raporti i jep mbështetje proceseve integruese të shtetit dhe i mbështet proceset reformuese, posapërisht reformat në gjyqësor, luftën kundër korrupsionit dhe sfidat e tjera me të cilat përballet shtet. Po ashtu, Rokas komentoi edhe në lidhje me dispozitat kontestuese të raportit në lidhje me identitetin dhe gjuhën maqedonase.
Mihalis Rokas, Euroambasador
“Parlamenti Evropian është institucion i pavarur, i cili sjell vendime politike në përputhje me procedurat e veta të brendshme. Më e rëndësishmja është të theksohet se identiteti dhe gjuha nuk janë pjesë e kornizave negociuese. Identiteti dhe gjuha mbrohen më së miri me anëtarësim të plotë në BE”.
Heqja e referencave për identitetin dhe gjuhën maqedonase nga raporti është komentuar edhe nga pala bullgare. Ministri i jashtëm bullgar, Georg Georgiev tha se me këtë, Sofja arriti që Parlamenti Evropian të shfrytëzohet për propagandë vendore politike të kryeministrit Hristijan Mickoski