9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRMV /Çdo banor paguan 1500 denarë për gjyqësorin, besimi në të është...

RMV /Çdo banor paguan 1500 denarë për gjyqësorin, besimi në të është vetëm 3%

Për gjyqësorin shteti shpenzon pak më shumë se 1500 denarë ose 24,6 euro për kokë banori, që është shumë nën mesataren evropiane prej 74,9 euro. Por parë si përqindje e Bruto Prodhimit Vendor, buxheti i gjyqësorit është dukshëm mbi mesataren evropiane.

Shteti ndan 0.39 përqind të BPV-së për gjyqësorin, ndërsa mesatarja evropiane është 0.28 përqind. Shumica e mjeteve, 78.1 përqind, shkon për gjyqësorin, 20.9 përqind për prokuroritë dhe vetëm 1 përqind për ndihmë juridike.

Edhe pse numri i gjykatësve në vend është në rënie të vazhdueshme dhe në dhjetë vitet e fundit është ulur me rreth një të tretën, me 22.3 gjykatës për 100 mijë banorë, vendi është pak mbi mesataren evropiane prej 21.9 gjykatësve për 100 mijë banorë. Edhe pse 62 për qind e gjykatësve janë gra, numri i kryetareve femra të gjykatave është më i ulët – 41 për qind, krahasuar me meshkujt që janë kryetarë gjykatash – 59 për qind.

Këto të dhëna i tregon Raporti i fundit mbi efikasitetin dhe cilësinë e gjyqësorit në Evropë nga Komisioni Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë të Këshillit të Evropës, i cili përfshin të dhëna për vitin 2022. Raporti identifikon tendencat kryesore në sistemet gjyqësore të 44 vende evropiane dhe dy vende vëzhguese – Izraeli dhe Maroku.

Raporti tregon se gjykatësit dhe prokurorët kanë pagat më të ulëta në rajon. Në fillim të karrierës, paga bruto e gjykatësve është dy herë më e ulët se mesatarja evropiane, ndërsa në fund të karrierës diferenca vetëm rritet dhe është pothuajse katër herë më e madhe.

Në përgjithësi, më shumë se dy të tretat e buxhetit të drejtësisë të vendeve shkojnë për paga, pak më pak se 10 për qind për ndërtesat e gjykatave, pothuajse 6 për qind për kompjuterizimin dhe vetëm 0,6 për trajnimin dhe arsimin. Krahasuar me raportin e mëparshëm, rritja më e madhe prej 54 për qind është në buxhetin për trajnim dhe arsim dhe kompjuterizim 24 për qind. Buxheti i pagave është rritur me 10 për qind, ndërsa investimet në ndërtesa dhe ambiente të reja janë ulur me 40 për qind.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments