Të gjitha automjetet zyrtare do të shënohen me targa të veçanta me ngjyra për të shmangur keqpërdorimin e tyre, njoftoi drejtori i Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta (ShPPP), Ivica Tomovski.
“Vendosëm të prezantojmë tabela të veçanta me ngjyra, ndërsa regjistrin ta bëjmë paralelisht gjatë gjithë vitit. E kemi miratuar rregulloren dhe tani është në pritje të nënshkrimit të ministrit të Brendshëm. Ato targa speciale janë rreth 6500 për të gjitha automjetet në territorin e gjithë Maqedonisë”, tha Tomovski në paraqitjen e mbrëmshme në në TV Alfa.
Krahas kësaj, drejtori i ShPPP-së bëri të ditur se do të vendosen linja telefonike ku qytetarët do të mund të raportojnë keqpërdorimin e veturave, për të cilat më pas do të veprohet.
Më 17 shtator të këtij viti, Qeveria me propozim të ShPPP-së mori vendim për vendosjen e targave të veçanta me ngjyra për automjetet e institucioneve shtetërore. Në atë kohë, Qeveria njoftoi se ishte formuar një komision për të filluar ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për shfrytëzimin dhe disponimin e pronës shtetërore dhe komunale dhe në Ligjin për automjete, i cili, siç theksuan ata, do të themelonte regjistrin e të gjitha automjeteve shtetërore që do të shënohen me targa me ngjyrë të veçantë.
Propozimi për futjen e targave me ngjyrë të veçantë, të cilat do të mundësojnë identifikimin e lehtë të automjeteve zyrtare, fillimisht është iniciuar nga përbërja e mëparshme e Komisionit Kundër Korrupsionit.
Kujtojmë se plotë 826 institucione nuk i kanë dorëzuar të dhëna për automjetet zyrtare në Komisionit Shtetëror Kundër Korrupsionit, tregoi raporti special i Antikorrupsionit.