Gratë të cilat janë bartëse të ekonomive bujqësore dhe janë të regjistruara në regjistrin e Ministrisë së Bujqësisë, kanë të drejtë në ndihmë të njëhershme financiare prej 360.000 denarë. Aplikimi zgjat deri më 20 maj të këtij viti…
Gratë fermere që ushtrojnë biznes do të marrin mbështetje financiare të pakthyeshme prej 360.000 denarë.
Qëllimi i kësaj mase është përmirësimi i gjendjes së tyre ekonomike në sektorin e bujqësisë.
Përfitues të fondeve mund të jenë njësitë bujqësore, drejtuese e të cilave është një grua, e regjistruar në Regjistrin e Vetëm të Ministrisë.
Këto para mund të përdoren për blerjen e pajisjeve për përpunimin ose përfundimin e produkteve bujqësore dhe shërbimeve për zbatimin e planit të biznesit.
Njësitë bujqësore që janë përfituese të IPARD-it dhe programit të zhvillimit rural për të njëjtin lloj investimi, pra ndërtim, pajisje dhe shërbime, ose që kanë marrë subvencione për këtë masë në vitet e kaluara, nuk mund të jenë sërish përfituese të kësaj mbështetje financiare.
Nëse investimi parashikon përpunim të produkteve bujqësore, përdoruesit duhet ta regjistrojnë këtë aktivitet në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë pas përfundimit të investimit.
Një aplikant mund të paraqesë vetëm një aplikim për një masë ose maksimumi 2 aplikime sipas masave të ndryshme të Programit të Zhvillimit Rural. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është data 20 maj. përcjell telegrami.mk