9.7 C
Tetovo
E martë, 15 Prill, 2025
BallinaLajmeBotaRizgjidhet Presidenti konservator në Ekuador: Do të luftojmë mafian shqiptare dhe kartelet...

Rizgjidhet Presidenti konservator në Ekuador: Do të luftojmë mafian shqiptare dhe kartelet meksikane!

Presidenti aktual Daniel Noboa u shpall fitues në garën presidenciale të Ekuadorit të dielën, duke marrë 55.8% të votave. Duke përfaqësuar partinë e Veprimit Demokratik Kombëtar. Naboa mori 16,746 vota përpara rivalit të tij në raundin e parë në shkurt.

Presidentja e Këshillit Kombëtar Zgjedhor, Diana Atamaint, tha se me më shumë se 90% të votave të numëruara, treguan një “trend të pakthyeshëm” në favor të Noboas.

Rivalja e tij e majtë Luisa Gonzalez siguroi 44% të votave sipas shifrave të publikuara nga Këshilli Kombëtar Zgjedhor i Ekuadorit. Gonzalez u tha mbështetësve që brohorisnin se do të kërkonte rinumërim, duke e quajtur atë “mashtrimin më të keq dhe më grotesk zgjedhor në historinë e Ekuadorit”.Më shumë se 13 milionë njerëz kanë të drejtë vote, gjë që është e detyrueshme për të rriturit deri në moshën 65 vjeç. Mosvotimi rezulton në një gjobë prej 46 dollarësh.

Noboa, 37 vjeç, është trashëgimtar i një pasurie prej miliarda dollarësh, ndërsa Gonzalez, 47 vjeç, i partisë Revolucioni i Qytetarëve, është avokate dhe ish-ligjvënës.

Në janar 2024, Noboa tha se Ekuadori ishte në një gjendje “konflikti të brendshëm të armatosur”, gjë që i lejoi atij të vendoste mijëra ushtarë në rrugë për të luftuar bandat.

Njerëzit u akuzuan për terrorizëm për çdo lidhje të dyshuar me grupet e krimit të organizuar.

Votuesit janë kryesisht të shqetësuar për dhunën dhe rritjen e krimit të lidhur me trafikimin e kokainës së prodhuar në Kolumbinë dhe Perunë fqinje.

Të dy kandidatët kanë premtuar politika të ashpra kundër krimit, pajisje më të mira për zbatimin e ligjit dhe ndihmë ndërkombëtare për të luftuar kartelet e drogës dhe grupet kriminale lokale.

Vrasjet, kontrabanda e armëve, vjedhja e karburantit, zhvatja dhe krime të tjera të kryera nga grupet kriminale lokale të lidhura me kartelet meksikane dhe mafian shqiptare janë rritur ndjeshëm, ndërsa ekonomia bën përpjekje për t’u rikuperuar pas pandemisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments