-2.7 C
Tetovo
E enjte, 8 Janar, 2026
BallinaLajmeRiti fetar mbi automjetet e policisë, MPB nis hetimin!

Riti fetar mbi automjetet e policisë, MPB nis hetimin!

Pas publikimit të fotografive në rrjetet sociale ku shihet një prift duke kryer rite fetare në oborrin e MPB-së në prani të punonjësve policorë, ka shkaktuar reagime të shumta në opinion. Pas reagimeve në rrjetet sociale, reagoi edhe Zv. Ministri i Punëve të Brendshme Astrit Iseni, i cili ka sqaruar se ky veprim është kryer nga disa punonjës të policisë rrugore në bashkëpunim me një klerik dhe se nuk pasqyron qëndrimin institucional të MPB-së. Sipas Isenit, spërkatja me ujë të shenjtë mbi automjetet dhe objektet zyrtare brenda MPB-së nuk përbën akt besimi privat, por shkelje të shtetit laik dhe ligjit. Sipas tij, të gjithë përgjegjësit do të thirren para ligjit për organizimin, lejen ose mosparandalimin e këtij veprimi.“Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut (neni 19) përcakton qartë ndarjen e fesë nga shteti. Ligji për Policinë kërkon neutralitet të plotë dhe të pakushtëzuar. MPB është institucion shtetëror që duhet t’u shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallim feje. Hapësirat dhe mjetet zyrtare nuk janë pronë e asnjë besimi fetar dhe nuk guxojnë të përdoren për rituale apo veprime fetare. Policia është në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe nuk mund të veprojë me standarde të dyfishta. Institucioni i MPB-së ka rregullore të qarta dhe, në përputhje me to, do të thirren në përgjegjësi të gjithë ata që: – kanë organizuar ose kanë lejuar këtë veprim, – nuk e kanë parandaluar atë, – kanë lejuar hyrjen e klerikut fetar në objektet e MPB-së për kryerjen e veprimeve fetare”, tha Astrit Iseni, zv/ministër i Brendshëm.

Kanë reaguar nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku njoftojnë se Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale po ndërmerr masa dhe aktivitete përkatëse për përcaktimin e plotë të rrethanave që lidhen me fotografitë.

 “Lidhur me fotografitë e publikuara për të cilat pyesni, Ministria e Punëve të Brendshme ju informon se Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë MPB-së po ndërmerr masa dhe aktivitete përkatëse për përcaktimin e plotë të rrethanave, pas së cilës publiku do të informohet në mënyrë të duhur”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga MPB-ja paralajmërojnë se pas përfundimit të procedurës për përcaktimin e fakteve, publiku do të informohet shtesë. Ky veprim u krye tek një pjesë e 120 automjeteve të reja zyrtare të MPB-së, të promovuara në fund të muajit të kaluar.

https://tv21.tv/riti-fetar-mbi-automjetet-e-policise-mpb-nis-hetimin

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments