Ndaj kryerjes së një riti fetar mbi automjete zyrtare të policisë në ambientet e MPB-së, kanë reaguar nga BDI duke e cilësuar veprimin si shkelje të parimit të shtetit sekular.Sipas BDI-së, përdorimi i hapësirave dhe mjeteve shtetërore për rituale të një feje krijon përjashtim dhe cenon barazinë etnike e fetare.
Partia kërkon sqarim për autorizimin dhe bazën ligjore të veprimit, si dhe përgjegjësi institucionale për zyrtarët përgjegjës. Sipas kësaj partie, policia duhet të jetë neutrale dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa identifikim fetar. BDI kërkon:Sqarim të menjëhershëm publik se kush e ka autorizuar këtë veprim, mbi çfarë baze ligjore dhe me çfarë qëllimi; Përgjegjësi institucionale për çdo zyrtar që ka lejuar ose nuk ka parandaluar përdorimin e hapësirave dhe mjeteve shtetërore për rituale fetare”, thuhet në reagimin e BDI-së
Gjatë ditës së djeshme nga Ministria e Punëve të Brendshme, njoftuan se Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale ka nisur hetimin dhe po ndërmerr masa dhe aktivitete përkatëse për përcaktimin e plotë të rrethanave që lidhen me fotografitë.
