10.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRistuccia: S’ka zgjidhje ushtarake për veriun por ofensivë diplomatike për ta qetësuar...

Ristuccia: S’ka zgjidhje ushtarake për veriun por ofensivë diplomatike për ta qetësuar situatën

Komandanti i KFOR-it në Kosovës, Angelo Michele Ristuccia, ka thënë se për de-përshkallëzimin e tensioneve në veri nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake.

Duke folur për transmetuesin publik serb, Ristuccia ka thënë se zgjidhja për veriun duhet të jetë politikë, në tavolinën e negociatave.

Ai ka thënë se një ofensivë e gjerë diplomatike është aktivizuar për t’i qetësuar tensionet dhe për ta kthyer normalitetin në veri.

Sipas komandantit të KFOR-it, gjendja në veri mbetet e tensionuar, përkundër qetësisë momentale. 

Ai ka përmendur shtimin e trupave të KFOR-it në vend, si masë sigurie, pas rivlerësimit të situatës.

Ristuccia ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të ulen në tavolinën e negociatave për t’i tejkaluar të gjitha mosmarrëveshjet që dy shtetet kanë ndërmjet vete. 

© SYRI.net

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments