Propozim – ndryshimet e Ligjit për vetura me të cilat pritet që të lehtësohet procesi i regjistrimit të veturave, sot ka kaluar filtrin kuvendor në komisionin amë.
Kryetari i Komisionit, i cili njëherit edhe edhe propozues, Bojan Stojanovski ka sqaruar se ndryshimet janë bërë me qëllim që të thjeshtësohet procesi i regjistrimit të veturave. Me ndryshime i jepet mundësi që stacionet e kontrollit teknik të japin vërtetim për veturën e regjistruar, bazuar në kriteret e verifikuara paraprakisht, e cila do të verifikohet me vulë në lejen e trafikut. propozohet gjithashtu që regjistrimi të kryhet në gjithë shtetin, dhe jo siç deri më tani, në afërsi të vendbanimit.“Në bisedë me bashkëqytetarët tanë dhe me organizatat të cilat përfshihen me këtë ligj, erdhëm në përfundim se procesi i regjistrimit t[ë veturës mund të thjeshtësohet veçanërisht për shkak se ka numër të vogël të përmbaruesve në Ministrinë e Punëve të Brendshme të cilët punojnë në stacionet për kontroll teknik, që do të thotë se edhe nëse procedura për kontroll të veturës do të përfundojë në tërësi, sërish do të duhet të prisni disa ditë që të merrni vulë për leje të trafikut dhe për këtë vendosëm që të bëjmë disa risi”, sqaroi Stojanovski./TV21