7.1 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRipostime / Video deklaratat e ZVK i Parë z.Artan Grubit për "...

Ripostime / Video deklaratat e ZVK i Parë z.Artan Grubit për ” Shtëpinë e Verdhë “

“Kam shkuar në Shtepine e Verdhe, s’kishte prova per transplante organesh” Nov 5, 2020

Zëvendës Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” në Tv Klan, ka treguar detajet nga hetimet kundër krimeve të pretenduara të UÇK-së .

Grubi, i cili ka qenë dhe hetues me Tribulanin e Hagës, u shpreh se ka qenë dhe në Shtëpinë e Verdhë në Burrel në fshatin Gurrë, por nuk është gjetur asnjë provë për transplante organesh.

Ju e dini që unë kam qenë në Shtëpinë e Verdhë, kam qenë dhe në Burrel. Kam qenë me ekipin e Tribunalit të Hagës dhe kemi bërë hetime në Shtëpinë e Verdhë në fshatin Gurrë. Shtëpia e Verdhë doli pas disa dëshmi të Serbëve, por që u hodh poshtë nga tribunali i Hagës, nuk kishte asnjë provë për transplanteorganesh. Por që u soll sërish në vëmendje nga raporti i famëkeq i Dik Martin”, tha ai.

Më tej ai shtoi se pasojat e arrestimeve në Kosovë do të ndihen dhe në rajon, pasi kjo është një ditë e zezë për të gjithë.

Pasojat e arrestimeve në Kosovë do ndihen dhe në rajon, por mund të themi se drejtësia ndërkombëtare ka dështuar”, u shpreh Gruba./tvklan.al

linku https://tvklan.al/kam-shkuar-ne-shtepine-e-verdhe-skishte-prova-per-transplante-organesh/

===========================================================

Artan Grubi: Ngjarjet në Kosovë mund të ndikojnë në Maqedonisë së Veriut dhe në Shqipëri

 Nov 6, 2020

Kosova vazhdon të vuajë nga një plagë e hapur prej 20 vitesh, përballjen me drejtësinë ndërkombëtare që prej 1999. Artan Grubi, zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut shprehet i keqardhur për këto zhvillime në Kosovë dhe ndan shqetësimin se mund të kenë ndikimet e tyre edhe në Maqedoninë e Veriut apo dhe Shqipëri.

i ftuar në një intervistë në studion e Ora News, Grubi u shpreh: Kosova po përballet me drejtësinë ndërkombëtare që në 1999. Më shumë bëhet fjalë për një dështim të drejtësisë ndërkombëtare sesa për një dështim të autoriteteve të Kosovës, sepse krimet e luftës gjatë gjithëkohës janë hetuar nga autoritete ndërkombëtare. Ka pasur procese ndaj Haradinajt, e Fatmir Limajt dhe kanë dështuar.”

Nga viti 1999- 2004 Grubi ka punuar në Tribunalin e Hagës në hetimet e krimeve të luftës, përkthime, analiza politike. Ai u kthye pas në kohë pikërisht në vitin 2004 kur në Shqipëri, i angazhuar nga OKB erdhi me mision së bashku me zyrtarët e tribunalit të Hagës, shefin e zyrës në Prishtinë dhe hetuesit që kishin ardhur nga Haga për të asistuar hetimet për të ashtuquajturën “Shtëpinë e Verdhë” në Gurrë të Burrelit.

“Ishte shkurt 2004. Qëndruam për dy ditë në Gurrë. Dëshmitarë serbë, gjoja ish të burgosur serbë që kishin qëndruar në kampe në Shqipëri dhe transferuar në Shtëpinë e verdhë,  pretendonin se kishte varreza por nuk u vërtetua në lokacione të caktuara në atë fshat. U bënë analiza në Shtëpinë e Verdhë ku jetonte një familje  

Por sipas hetuesve ishte e pamundur të bëheshin ndërhyrje të tilla dhe transplante organesh në atë shtëpi pasi nuk kishte rrymë elektrike, nuk kishte ujë, nuk kishte rrugë, dhe nuk kishte asnjë rrugë dhe asnjë mënyrë të mndshme që të performoheshin operacione të tilla sensitive në atë vendbanim.

Në shtëpinë nuk është gjetur asgjë. Përreth shtëpisë ishin gjetur disa ilace që ishin të osfistikuara për atë rreth dhe për atë kohë në shqipëri, por kjo justifikohej me faktin se aty pranë ishte një kamp stërvitjeje i UÇK-së ku ishin rreth 3 mijë ushtarë.

Grubi kujton se atëherë hetuesi mbylli hetimet menjëherë pas kthimit nga Tirana dhe beson se kjo çështje është e mbyllur por se rihapja në media është më shumë propagandë mediatike e imponuar nga Dick Marty

“Aktakuza e “Shtëpisë së Verdhë” nuk janë pjesë e aktakuzës për të cilët akuzohen Thaçi, Veseli e të tjerë nga Gjykata Speciale, dhe Grubi thotë se rikthimi në media i cështjes së shtëpisë së verdhë, është propagandë mediatike e imponuar nga Dick Marty


“Shtëpia e Verdhë apo pretendimet për transplantin e organeve nuk është fare pjesë e aktakuzës dhe jam i bindur se ashtu do mbetet sepse kështu ka vendosur dhe tribunal i Hagës që në vitin 2004 . Kjo është më shumë propagandë mediatike e imponuar nga zoti Dick Marty nga Zvicra

Por nga kush u shoqërua në Shqipëri?

“U shoqëruam nga policë shqiptare dhe prokurorë.  Autoritetet e Tribunalit të Hagës bënë kërkesë drejtuar ministrisë së Jashtme që ia kaloi më pas ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë. Kjo është praktikë e njohur.  

“Raporti i Dick Marty ishte plot me të pavërteta. Nga viti 2004, 16 vite nuk janë provuar asnjëherë madje dhe hetuesi mbylli hetimin menjëherë pas kthimit nga Tirana” kujton Grubi.

Ku u gabua që Kosova vijon të përballet me drejtësinë ndërkombëtare?

“Nuk është dashur të ndalemi me fushatën të gjithë shqiptarët bashkë.  Ndalimi i zërit të unifikuar për tia treguar botës të vërtetën shqiptare la hapësirë për pretendime të tilla nga Dick Marty por dhe nga prokurorë që dëshirojnë famën përtej detyrës së zakonshme që e kanë në gjykatë por duan të jenë dhe figura publike.

Një dështim të tillë pamë dhe në Maqedoni me themelimin e prokurorisë speciale. U zgjodhën 12 prokurorë special që u zgjodhën për të luftuar krimin e korrupsionin dhe dolën më të korruptuarit

Në fillim të muajit shtator në Prishtinë, Grubi tregon se e ka shoqëruar Ali Ahmetin  në zyrat e Prokurorisë Speciale ku qëndroi për dy ditë dhe u pyet në cilësinë e dëshmitarit

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut  ndan shqetësimin se mund të kenë ndikimet e tyre edhe në Maqedoninë e Veriut apo dhe Shqipëri.

“Katër figura kyçe të Kosovës, preken tre parti të ndryshme, PDK, Vetëvendosjen dhe Nismën . Tashmë janë në një proces që për fat të keq nuk është se do të mbyllet për një javë, një muaj, por duket sikur do të zgjasë më tepër. 

Ka ridimensionim të skenës politike dhe kjo është për të ardhur keq se skena politike duhet të ridimensionohet me votë dhe vullnetin e qytetarëve dhe jo me procese të tilla të cilat vonojnë që në vitin 1998- 1999. Më vjen keq për këto zhvillime në Kosovë dhe ndaj shqetësimin se mund të kenë ndikimin e tyre edhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri e rajon. 

Ne na duhet një Kosovë stabile e cila do të mbyllë kontestin me Serbinë me njohje reciproke të ndërsjelltë dhe të ecim bashkarisht drejt integrimit europian.

Ne i mbështesim plotësisht liderët e Kosovës dhe urojmë që të dalin më të unifikuar nga kjo sfidë.

linku https://www.oranews.tv/shtepia-e-verdhe-pa-drita-e-pa-uje-deshmia-e-artan-grubit-qe-shoqeroi-hetuesin-e-hages-ne-gurre-hetimet-u-mbyllen-sapo-lame-tiranen/

======================================================

A ishte Artan Grubi përkthyes për hetimet ndaj UCK-së në Shtëpinë e Verdhë, ja si përgjigjet (VIDEO)

Zevendeskryeministri i pare i Maqedonise se Veriut, Artan Grubi, ka thene se nuk deshiron te perfshihet ne debatet parazgjedhore ne Shqiperi, kur u pyet nese ai dhe jo kreu i Partise Demokratike te Shqiperise, Lulezim Basha ka qene përkthyes për hetimet e Eulexit ndaj UCK-së në Shtëpinë e Verdhë, sic deklaroi nje dite me pare zyrtari i larte i PD-se, Edi Paloka, shkruan gazeta LAJM

“Nuk dua të bëhem pjesë e debatit parazgjedhor atje, në skenën politike në Shqipëri. Është një temë që është ezauruar tani 10 vite më radhë, çdo gjë është transparente dhe gjithkush e din se çfarë pune ka bërë, ku ka punuar dhe çka ka punuar. Mund ta lexoni edhe CV-në time në vebfaqen e Qeverisë”, deklaroi Grubi në pyetjen e parashtruar nga gazeta LAJM, nëse ai ose Lulëzim Basha ka qenë përkthyes në Shtëpinë e Verdhë në Shqipëri.

Nje dite me pare zyrtari i larte i Partise Demokratike ne Shqiperi, Edi Paloka,tha se përkthyesi në Shtëpinë e Verdhë ishte Artan Grubi dhe jo Lulzim Basha. “Që Lulzim Basha, siç deklaroi dhe prokurori i EULEX-it nuk kishte qenë KURRË pjesë e asnjë hetimi ndaj UÇK-së. Që, siç pohoi edhe miku yt Baton Haxhiu në Opinion, pretendimi se Lulzim Basha ka qenë i pranishëm në arrestimet e komandantëve të UÇK-së është gënjeshtër”, u shpreh Palokaj.

linku https://lajmpress.org/a-ishte-artan-grubi-perkthyes-per-hetimet-ndaj-uck-se-ne-shtepine-e-verdhe-ja-si-pergjigjet-video/

———————-=======================================

Opinion – Akuzat e Dick Marty dhe rrefimi i deshmitareve (27 Dhjetor 2010)

Oct 8, 2019 Ora News

Artan Grubi pas minutës 50

Emisioni “Opinion” trajtoi edhe një herë ngjarjen që ka tronditur opinionin publik shqiptar. Anëtari i Këshillit të Europës, Dick Marty në një raport të përgatitur për luftën e Kosovës, ka hedhur akuza mjaft të rënda ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kryeministrit Hashim Thaçi, i cili në atë kohë ishte drejtori politik i ushtrisë. Në të vërtetë historia nis shumë vite më parë, pas disa denoncimeve të mbërritura në zyrat e UMNIK, ku thuhej se në disa zona të Shqipërisë ishin kryer eksperimente mjekësore me robër serb dhe shqiptarë kolaboracionistë ose ishin vrarë në varreza masive. Historia më pas vijoi me disa verifikime të kryera nga Shqipëria në Tribunalin e Hagës. Por kjo ngjarje u rikthye në qendër të vëmendjes pas akuzave të kryera nga Carla Del Ponte, ish-kryeprokurorja e Hagës, në librin e saj “Gjuetia: Unë dhe kriminelët e luftës”. Sipas saj, këto krime nuk u hetuan dot asnjëherë, duke provokuar në këtë mënyrë Këshillin e Europës për të nisur hartimin e një raporti special. Ky raport iu ngarkua Dick Marty-t, një prej anëtarëve të tij më pro serb. Misteri më i madh është me një shtëpi në Burrel, e quajtur “shtëpia e verdhë”, e cila zë vendin dominues në raportin e Marty-t. Në 4 Shkurt të vitit 2004, Dyla, në detyrën e prokurorit të Matit, shoqëroi përfaqësuesit e Tribunalit të Hagës për të verifikuar “shtëpinë e verdhë” në fshatin Rrip. I ftuar në emisionin “Opinion”, Arben Dyla tregoi se grupi i ekspertëve, i përbërë nga 12 persona, erdhi në Mat për të verifikuar nëse kjo banesë kishte shërbyer si burg i UÇK-së. Ai rrëfeu se Prokuroria e Burrelit nuk ishte në dijeni të pretendimeve për këtë shtëpi, e cila ishte në pronësi të Abdullah Katuçit. I pyetur nga prokurori Dyla, pronarët mohuan të kishin lidhje me UÇK-në. Prokurori tha se pretendimin që kjo shtëpi ishte përdorur për trafikim organesh e ka mësuar në librin e Del Pontes, ndërkohë që nuk ishte përdorur nga asnjë familje kosovare. Por në raportin e Dick Marty-t pretendohet se në “shtëpinë e verdhë” grupi i ekspertëve ka gjetur shiringa, pajisje mjekësore dhe një aparat për transfuzionin e gjakut, i cili ishte shumë i sofistikuar për t’u përdorur në këtë fshat. Prokurori Dyla e mohoi në mënyrë kategorike, duke thënë se janë gjendur vetëm dy flakonë peniciline në mbeturinat e banesës. Tribunalia e Hagës nuk kishte të drejtë të kryente asnjë veprim hetimor në Shqipëri, pasi verifikimi i takonte vetëm Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat. Përfaqësuesit kryen vetëm verifikime në Mat për rreth 11 orë. Ata kërkuan zhvarrosjen e trupave në varrezat që ndodheshin pranë “shtëpisë së verdhë”, por kjo nuk ishte kompetencë e tyre, pasi nuk kishin ardhur për procedim penal. Prokurori Arben Dyla rrëfeu me detaje në studion e emisionit “Opinion” gjithçka ndodhi gjatë shoqërimit të përfaqësuesve të Tribunalit të Hagës. Sipas tij, pas këtyre verifikimeve, ekspertët thanë se nuk kishte as një provë që “shtëpia e verdhë” kishte shërbyer si burg i UÇK-së. Nga ana tjetër, familjarët u shprehën të shqetësuar për sjelljen e tyre dhe padrejtësinë që u është bërë. Familja Katuçi nuk e kupton pse gjenden të përfshirë në këtë histori të tejmbushur me fantazi. Prokurori Arben Dyla e përmbylli duke thënë nëse autoritetet shqiptare do të nisin një procedim penal. Gjithashtu në emisionin “Opinion” dëshmoi edhe ish-drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, Ardian Visha. Ai rrëfeu se iu përgjigjën pozitivisht kërkesave të Tribunalit të Hagës dhe se u kërkuan kopjet autentike të akteve për të iniciuar një procedim të pavarur, nëse rezultatet do të ishin pozitive dhe do të kishin fakte për ta provuar. Por nga përfaqësuesit u tha se nuk ishte produktuar asgjë nga aktiviteti investigativ i realizuar në Burrel. Si rrjedhojë, prokuroria mbylli praktikën dhe e arkivoi. Prokurori serb për Krimet e Luftës i drejtoi Prokurorisë së Shqipërisë një kërkesë për ekzekutimin e të njëjtës letër-porosi në subjekt dhe në përmbajtje. Kjo letër-porosi u refuzua nga autoritetet shqiptare, por për prokurorin Visha do të ishte mirë të realizohej, pavarësisht shkaqeve ligjore dhe morale të refuzimit. Sipas Vishës, raporti i Dick Marty-t nuk është një investigim i mirëfilltë procedurial, ndaj dhe nuk përmban prova. Mungesa e bashkëpunimit që theksoi ky i fundit, është një padrejtësi kundrejt autoriteteve shqiptare, pasi ka akte që e provojnë. Nga ana tjetër, përkthyesi i Tribunalit të Hagës, Artan Grubi tha se ishte i vetmi shqiptar i punësuar në grupin e ekspertëve. Me përgjegjësinë më të madhe ai theksoi se Lulzim Basha nuk ishte pjesë e këtij grupi ekspertësh. Grubi nuk pranoi të përgjigjej përsa i përket materialeve të gjetura në “shtëpinë e verdhë”. Në pjesën e tretë emisioni “Opinion” transmetoi një përmbledhje të intervistës së kryeministrit të Kosovës dhe ish liderit politik të Ushtrisë Çlirimtare, Hashim Thaçi, ku flet për akuzat e Dick Marty-t./tvklan.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments