7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRiorganizimi i Qeverisë/Presidentja Siljanovska dekretoi ligjin që Kuvendi e miratoi me 2/3...

Riorganizimi i Qeverisë/Presidentja Siljanovska dekretoi ligjin që Kuvendi e miratoi me 2/3 e votave!

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se ka dekretuar Ligjin për Riorganizimin e Qeverisë,

Më lejoni t’ju njoftoj se kam nënshkruar dekretin për shpalljen e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, i cili u votua dje në Kuvend me 88 vota “pro”.
Bëhet fjalë për një ligj që merret me shumicë prej dy të tretash, të cilin presidenti, sipas nenit 75, paragrafi (4), është i detyruar ta nënshkruajë, gjegjësisht për të cilin nuk ka të drejtë të vetos.
Ligji është reformator dhe bashkë me të:
● Së pari, do të anulohet paralelizmi i kompetencave të shumë ministrive, duke siguruar funksionalitet dhe përgjegjësi;
● së dyti, kompetencat do të (shpërndahen) në ministritë përkatëse, të cilat do ta racionalizojnë dhe e bëjnë më efektive punën e tyre (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Ministria e Ekonomisë dhe Punës, Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerare, Ministria i politikës sociale, demografisë dhe rinisë, Ministria e Kulturës dhe Turizmit);
● Së treti, prioritetet tona strategjike do të institucionalizohen nëpërmjet krijimit të ministrive përkatëse: (Ministria e Çështjeve Evropiane, Ministria e Transformimit Dixhital) dhe
● Së katërti, do të ngrihet niveli i kujdesit social për shëndetin fizik dhe mendor të kombit (Ministria e Sporteve).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments