5.7 C
Tetovo
E premte, 6 Shkurt, 2026
BallinaLajmeRinovimi i Spitalit Klinik të Tetovës mbetet premtim, afatet ende të paqarta

Rinovimi i Spitalit Klinik të Tetovës mbetet premtim, afatet ende të paqarta

Investimet e paralajmëruara në Spitalin Klinik të Tetovës, ende janë larg realitetit. Sipas Ministrit të Shëndetësisë, procedurat administrative kanë përfunduar, ndërsa tani duhet bankat të dorëzojnë ofertat në Ministrinë e Financave.

“Kanë përfunduar procedurat administrative që deri para dy apo tre ditësh i patëm me Bankat ku kemi prezantuar projektet për në Shtip, Tetovë e Kërçovë dhe tani presim ofertuesit pra bankat që të deponojnë ofertat në Ministri të Financave e që bashkë me Ministrinë e Financave pastaj të vendosim bashkë se kush do jetë oferta kompatibile me nevojat tona si në aspekt ekonomik dhe infrastrukturor dhe shpejtë pres të hapim edhe procedurën e tenderimit për në Shkup Tetovë e Kërçovë”, tha Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë.

Investimi, i cili realizohet bashkë me Britaninë e Madhe parasheh rreth 205 milion euro, për investime në Spitalin e Shtipit, ndërtimin e spitalit të Kërçovës dhe investimet kapitale në Spitalin e Tetovës.  Ndërkohë investime nuk janë bërë ende as në parkun memorial në përkujtim të viktimave të zjarrit në Spitalin Modular. Aliu topin e hedh te Komuna e Tetovës dhe administrata e Spitalit.

“Administrata e Tetovës besoj që ka kryer procedurat në nivel të komunës dhe pritet të na jepet leja që të zbatohet i njëjti. Në aspekt të arkitekturës projekti është gati tash pritet vetëm të zbatohet”, u shpreh Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë.

Por Komuna e Tetovës dhe Administrata e Spitalit thonë se procedurat kanë përfunduar dhe për këtë është njoftuar Ministria e Shëndetësisë, e cila duhet të shpallë tenderin për Parkun Memorial. /Alsat/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments