Forumi Rinor i Lëvizjes BESA sot në Tetovë shprehu shqetësimin dhe protestoi para komunës lidhur me problemin e qenëve endacakë. “Në mungesë të hapësirave adekuate, këta qen gjatë gjithë kohës bredhin rrugëve, kryesisht nëpër rrethrrotullimet e qytetit. Problemi bëhet akoma më i madh gjatë kohës së dimrit, ku në shumicën e rasteve qent strehohen nëpër hyrjet e ndërtesave. Shifrat alarmante tregojnë se vetëm vitin e kaluar janë regjistruar rreth 35 raste kafshimi nga qent dhe kjo përbën një rrezik të madh për banorët e Tetovës. Vetëm brenda një viti komuna e Tetovës ka paguaj dëmshpërblim për rreth 15 raste në vlerë prej 20 000 den.”, theksuan nga Lëvizja BESA, duke kërkuar zgjidhjen e problemit përmes një qasje urgjente dhe zgjidhje afatgjate përmes ndërtimit të qendrave të strehimi për qentë endacakë. Aktivistët e Forumit Rinor të Lëvizjes BESA në shenjë simbolike të protestës lidhën qenë afër komunës për t’ia kujtuar qytetarëve dhe komunës se kush është fajtor kryesor për këtë problematik dhe nëse kjo çështje nuk zgjidhet, herën tjetër jo dy qen, por do ja lidhim të gjithë qent endacak të qytetit te dera e komunës. Por pas protestës nga kjo parti kanë informuar se për shkak të kësaj forme të protestës është thirrur në polici kryetari i Forumit, Liridon Useini. “Për Lëvizjen BESA, ende është e pa kuptimtë thirrja nga policia rreth aksionit të sotëm, ku i cili është realizuar konformë gjitha dispozitave ligjore. Policia e Tetovës, në vend që ta shoqëroi Teuta Arifin, e cila nuk merr asnjë masë kundër qenve endacak që vënë në rrezik edhe jetën e qytetarëve, por ata në stilin e vjetër komunist përndjekin dhe shoqërojnë, aktivistë dhe rinistë që ngrisin zërin në interes të qytetarëve!”, theksuan nga Lëvizja BESA.
reagimi
Lëvizja BESA: Pushteti i Zaevit dhe Ahmetit ushtrojnë presion policor ndaj rinisë së Lëvizjes
BDI dhe Ministria e Punëve të Brendshme, e udhëhequr nga LSDM-ja vazhdon të sillet ndaj rinisë shqiptare njëjtë si në kohën e sistemit komunist. Qëllimi i pushtetit LSDM-BDI është që të shtyp edhe atë pak frymë rinore që ka mbetur në vendin tonë që atyre t’ua mbyllë gojën dhe ta shfrytëzojë vetëm si numër kur të vijë koha për ta votuar. Më së miri këtë e dëshmon thirrja në polici për të disatën herë të Rinisë së Lëvizjes BESA, vetëm pse kanë zhvilluar një aksion ku dëshmohet gjendja reale e qytetarëve të Tetovës dhe siguria shëndetësore dhe jetësore e tyre.
I bëjmë thirrje kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski që t’i njoftojnë udhëheqësit e SPB-së Tetovë që të mos merren me të rinjtë e Lëvizjes BESA. Të mos ushtrojnë torturë me marrjen në pyetje ndaj tyre dhe të mos ua ndalojnë të drejtat demokratike rinisë që të ngrenë zërin e tyre për padrejtësitë që u bëhen qytetarëve.
Nëse kryeministri Zaev dhe ministri Spasovski nuk marrin masa ndaj ushtarëve të tyre partiak dhe të BDI-së që janë në SPB Tetovë atëherë, për ne kjo do të thotë se ata vetë urdhërojnë policinë e Tetovës që të mbyll gojën e rinisë në Tetovë dhe se krejt policinë e shtetit e vendosin në shërbim të Teuta Arifit, të cilën edhe e bënë kryetare.
LSDM nuk duhet të harroj se si erdhi në pushtet, me protesta dhe me mbështetjen e aktivistëve që ishin në gjendje të bëjnë gjithçka, edhe të shkatërrojnë pronën publike vetëm për të përmbysur regjimin e Gruevskit dhe Ali Ahmetit. Tani ngre dorë policore ndaj rinistëve që vetëm me gjeste demokratike protestojnë!
Brenda ditëve në vijim Lëvizja BESA do të njoftojë edhe ambasadat e të gjitha shteteve partnere të Maqedonisë së Veriut për presionin dhe dhunën që ushtron MPB dhe pushteti Zaev-Ahmeti ndaj rinistëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut por edhe për sjelljen anti-evropiane dhe anti-demokratike që ky pushtet përdor për të mbrojtur interesat e tij!
Lëvizja BESA
02.10.2019