Deputetja e Frontit Europian, Rina Ajdari tha se Mexhiti, Toshkovski, Iseni e Stoilkoviq kanë dështuar dhe siç tha, të merren masa nga ana e Kuvendit dhe të shkarkohen.
Ajdari tha se kanë dështuar në kontribimin e ruajtjes së harmonisë ndëretnike por kanë thelluar hendekun mes tyre dhe shtoi se, kanë dështuar të sigurojnë një festim të qetë dhe të sigurt për qytetarët. Deputetja tutje shtoi se, nuk do të lejojnë që interest e ngushta partiake dhe politike të minojnë paqen dhe stabilitetin në Maqedoninë e Veriut dhe siç tha, të rrezikohen të arriturat që bazën e kanë n[ Marrëveshjen e Ohrit.