7.1 C
Tetovo
E mërkurë, 11 Mars, 2026
BallinaLajmeRikthimi i emrave të vjetër të rrugëve të Tetovës! Bilall Kasami: Vendimi...

Rikthimi i emrave të vjetër të rrugëve të Tetovës! Bilall Kasami: Vendimi i Kushtetueses është administrativ

Vendimi Gjykatës Kushtetuese për t’i kthyer disa emra të vjetër të rrugëve në Tetovë, të ndryshuar në vitin 2006, sipas kryetarit të komunës Bilall Kasami, është vetëm një vendim administrim, pasi që sipas tij, BDI e ka bërë punën gjysmake.“Gjykata Kushtetuese ka bërë një punë administrative ata emra e kanë përmend edhe nga komuna asnjëherë nuk kanë qenë në përdorim zyrtar, i ka përdorur vetëm komuna dhe institucionet e saj pra edhe si në shumë raste tjera më herët BDI ka bërë punë gjysmake të cilët më pas janë kontestuar nga gjykata kushtetuese. Ne kemi nisur një proces gjithëpërfshirës të të gjitha rrugëve në qytetin Tetovës dhe në rrugë ligjorë këta rrugë do mbeten në këta emra që janë sepse ashtu është edhe dakordësimi, sepse emrat e rruge që komisioni do të konstatoj se duhet të mbeten edhe do të mbeten”, tha Bilall Kasami – kryetar i Komunës së Tetovës.Nga BDI ditë më parë thanë se vendimi i kushtetueses është politik, ndërsa emrat e rrugëve në Tetovë janë ndryshuar me Bandeter.

“Ndryshimi i emrave të rrugëve nuk mund të bëhet nga kërkesa e një shoqate e cila ka vendosur të ngre iniciativë në Gjykatën Kushtetuese mbi baza emocionale e jugo-nostalgjike. Ajo që na shqetëson neve si përfaqësues të popullit është fakti se Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim të gabuar mbi gjendje faktike të gabuar e jo të vërtetuar. Kjo edhe njëherë e dëshmon faktin se Gjykata Kushtetuese sillet si organ parapolitik e jo si organ i pavarur në shërbim të Kushtetutës dhe qytetarëve të saj. Ne jemi të bindur se vendimet që janë marrë në kohën kur BDI ka udhëhequr me institucionet, janë marrë konform ligjeve dhe vullnetit të qytetarëve me përgjegjësi të plotë politike”, u shpreh Xhemalil Jusufi nga BDI – Tetovë.Emri i sheshit kryesor dhe i dhjetë rrugëve të Tetovës, të ndryshuara para 19 vitesh, rrezikon të rikthehet në emrat e periudhës komuniste, pasi Gjykata Kushtetuese ka hapur procedurë nën dyshimin se Këshilli i Komunës i ka ndryshuar ato pa pëlqimin e Qeverisë. Çështja ka qenë e paqartë për vite, pasi Ministria e Brendshme dhe Regjistri Qendror nuk i kishin futur ndryshimet në sistem, ndërkohë që emrat reflektoheshin vetëm në tabelat dhe dokumentet komunale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments