Rikthehet parkingu me pagesë në Tetovë. Në marrje të mandatit kreu i ri i Komunës së Tetovës Bilall Kasami e hoqi pagesën e parkingut zonal, duke theksuar se qytetarët nuk kanë nevojë të paguajnë për këtë shërbim deri në analizën e plotë të funksionimit të deritanishëm të ndërmarrjes së parkingut. Dy javë pas komuna e Tetovës rikthimin e pagesës për parkingun zonal e arsyeton me faktin se, me gjenerimin e fondeve do të bëhet pagesa e të punësuarve në Parkingjet e qytetit, si dhe mirëmbajtja e parkingjeve zonale në Tetovë. Vendimi hyn në fuqi nga Dita e nesërme. Nga ky institucion, po ashtu bëjnë të ditur se, gjatë analizave që janë bërë brenda ndërmarrjes publike Parkingjet e Qytetit, janë hasur shumë parregullsi, ndërsa nuk komentojnë vendimin në fjalë, dhe premtimet e kreut të komunës, se parkimi zonal në Tetovë do të jetë pa pagesë.