-0.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaOpinionRICHARD GALLANT / Game of Thrones në jetën reale

RICHARD GALLANT / Game of Thrones në jetën reale

Java nisi me një spastrim në Washington. Mbaroi me fillimin e sezonës së fundit të “Game of Thrones”, një seri televizive që ka mbërthyer njerëzit për tetë vjet me lojërat e dhunshme të pushtetit.

Por ndërmjet, kishte shumë dramë epike, nga lëshimi i fotografisë së parë të vrimës së zezë e deri te arrestimi i kapur nga kamerat i liderit të WikiLeaks tashmë mjekërbardhë, Julian Assange, arratisja e të cilit në Ambasadën e Ekuadorit në Londët zgjati gati aq gjatë sa “Game of Thrones.

Derisa po zvarritej jashtë ambasadës, Assange dukej si një “profet i Testamentit të Vjetër,” shkroi Alan Rusbridger, ish redaktor i The Guardian, që kishte përcjellë udhëtimin e Assangeit nga një haker i errët te një nga njerëzit më të fyer e më të dashur në botë. Pyetja kryesore, shkroi Rusbridger, është nëse roli i Assange-it në publikimin dhe zbulimin e sekreteve e bën atë gazetar, veprimet e të cilit duhen mbrojtur me ligj. Ai argumentonte se Assange është e pakta pjesërisht gazetar, megjithëse edhe shumë gjëra tjera njëkohshëm, dhe shkroi “rasti i tij nuk është i thjeshtë. Por të mos e pëlqesh nuk është e njëjta si ta mohosh fare.”

Është çështje kohe se kur Assange do të përballet me drejtësinë, shkroi Frida Ghitis, duke argumentuar që ligji nuk duhet ta mbrojë nga persekutimi, duke qenë se është më shumë aktivist se gazetar. “Assange punoi me zell që t’i shtyente përpara qëllimet e Putinit. Presidenti rus donte që Hillary Clintoni të humbte, dhe Assange shkoi e i ndihmoi… Assange po ashtu bëri përpjekje shtesë që ta fëlliqte fushatën e Clintonit, duke publikuar teori konspiracioni që e dinte se ishin të rreme.”

Afati i së hënës për taksën po vjen mes betejës rreth qasjes për kthimet e taksave në pasurinë e Donald Trumpit. “Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve mund të kenë gjetur çelësin për t’i marrë ato,” shkroi analisti legal Elie Honig, duke iu referuar “provizionit të errët të kodit të IRS.” Por zyrtarët e administratës së Trumpit po pengojnë – tha një tjetër, “kjo është një pengesë dhe njerëzit do të vdisnin në të.”

Ka një tjetër kthesë të papritur: i vetëquajturi social-demokrat Bernie Sanders, një nga kandidatët kryesor për të fituar nominimin e demokratëve për president më 2020, ka premtuar që do t’i publikonte kthimet e taksave në 10 vitet e kaluara, por tha vetë se ishte milioner. “Nëse e shkruani një libër ‘best-seller’, ju mund të jeni milioner, po ashtu,” i ka thënë Sanders The New York Times-it.

Disa i quajtën deklaratat e Sandersit si të papërshtatshme, por Sarah Jones nuk u shqetësua: “Nëse Sandersi është hipokrit, është për shtyerjen e lëshimit të taksave të tij. Shuma e parave në xhirollogarinë e tij bankare s’ka asnjë lidhje,” shkroi ajo në magazinën e New Yorkut.

Më tej, dalim te George Washington. Ai ishte në trend edhe pse s’e kishte ditëlindjen apo ditëvdekjen. Politico raportoi vizitën e Trumpit në Mount Vernon prillin e kaluar me presidentin francez Emmanuel Macron. Duke iu referuar shtëpisë së Washingtonit në Virgjinia, Trumpi kishte thënë, “Nëse do të ishte i mençur, do ta kishte vënë emrin e tij në të… ose askush s’i kujton.”

John Avlon thotë se George Washingtoni kujtohet dhe komemorohet në të gjitha mënyrat e mundshme, por ajo që ishte problematike kishte të bënte me injorancën e presidentit të 45 të ShBA-ve, Donald Trumpin. “Kjo injorancë krenare, besimi se nuk ka se çka të mësojë nga e kaluara, se faktet janë veç pengesa për të shitur më mirë, përbëjnë lakoren e rrëpirë të të mësuarit që e ndeshi ai kur hyri në Shtëpinë e Bardhë,” shtoi ai.

Më tej kemi rrëzimin e një lideri brutal si Omar al-Bashir. Sudanezët nuk kanë njohur tjetër liderë për 30 vitet e kaluara, e sundimi ishte i përshkuar me shtypje brutale. Ushtria e vendit e rrëzoi Bashirin këtë javë dhe tha se do ta përndiqte penalisht, që po ashtu premton ta çojë vendin në rrugën e demokracisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments