Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Bajram Rexhepi tha sonte në emisionin “24 Analizë” se rezultati i mbledhjes së sotme të kryesisë nuk është i papritur.
Lajmi i mirë, sipas Rexhepit, është se të gjithë u ulën në të njëjtën tavolinë dhe lajmi i keq është se pikëpamjet janë ende diametralisht të kundërta.
– Në këto momente kritike duhet treguar mençuri dhe unitet, sepse kjo është pengesa e fundit në rrugën drejt BE-së. Shumica e atyre çështjeve politike që kanë qenë pengesë në procesin tonë në të kaluarën janë tejkaluar dhe pres që të gjitha partitë politike të kenë mirëkuptim për të ardhmen e fëmijëve tanë. Në të kaluarën kemi pasur ndarje dhe është krijuar një imazh se ka pasur altruizëm politik. – tha Rexhepi.