14 C
Tetovo
E enjte, 1 Maj, 2025
BallinaLajmeRexhepi-Zejdi: Gjykata Kushtetuese është kthyer në shërbëtore e VMRO-DPMNE-së

Rexhepi-Zejdi: Gjykata Kushtetuese është kthyer në shërbëtore e VMRO-DPMNE-së

Gjykata Kushtetuese dje mori vendim për shfuqizimin e “Medresesë Isa Beu” në Shkup, dhe për këtë ka reaguar edhe kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejdi, ku sipas tij vendimi i Gjykatës Kushtetuse është shkelje e rëndë e të drejtave të garantuara nga Kushtetuta.

Rexhepi ka theksuar se me këto vendime që po merr ky institucion tani më është kthyer në shërbëtore të OBRM-PDUKM-së.

Postimi i plotë i kryetarit të Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi: ⁣

Ky institucion, që duhet të mbrojë të drejtat dhe barazinë e qytetarëve, sot është bërë një vegël politike për të shtypur të drejtat etnike të shqiptarëve – dhe jo vetëm!⁣⁣ ⁣⁣ Pas shumë vendimeve diskriminuese ndaj shqiptarëve, kjo gjykatë tani ka shënjestruar edhe Bashkësinë Fetare Islame, duke i hequr medresesë “Isa Beu” të drejtën për arsim të mesëm në Shkup. Ky akt paraqet një diskriminim të hapur dhe një shkelje të rëndë të të drejtave të garantuara me vetë Kushtetutën.⁣⁣ ⁣⁣ Absurdi më i madh është se me diplomën e medresesë “Isa Beu” mund të vazhdosh në universitete prestigjioze në Turqi, dhe në rajon, madje edhe në vendet perëndimore – por jo në RMV, në shtetin ku kjo medrese është themeluar!⁣⁣ ⁣⁣ Kjo nuk është as gabim e as rastësi – kjo është një politikë e qëllimshme diskriminimi dhe një sulm i organizuar ndaj identitetit dhe ekzistencës sonë.⁣⁣ ⁣⁣ Është e qartë: regjimi i ri monoetnik i VMRO-DPMNE-së po ndërton një shtet vetëm për maqedonasit – pa të drejta për shqiptarët, pa të drejta për muslimanët, pa barazi!⁣⁣ ⁣⁣ Nuk duhet të heshtim e as të dorëzohemi! Të gjithë, pa dallime politike e partiake të ngrejmë zërin dhe të mos lejojmë që RMV të kthehet në vitet e errëta të apartheidit etnik!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments