7.8 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRexhepi-Zejd: Fronti Europian është super-liga e fitores së madhe më 24 prill...

Rexhepi-Zejd: Fronti Europian është super-liga e fitores së madhe më 24 prill dhe më 8 maj

Është zyrtarizuar sot bashkëpunimi koalicionues për Frontin Europian ndërmjet Bashkimit Demokratik për Integrim, Partisë Demokratike Shqiptare si dhe Partisë Demokratike Europiane, zgjerim ky i cili vjen dita ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe me Lëvizjen Populli.

Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejd tha se ky Front Europian vulos fitoren e 24 prillit dhe thellon atë të 8 majit, kur do të triumfojnë forcat pro-europiane dhe jo ato destruktive ruse.

“Ky Front është model i suksesit, është jo veç ligë por super-ligë. Është i bukur zyrtarizimi i këtij fronti, sepse qytetarëve po përfitojnë të gjith të mirat, standardet dhe mirësitë sociale. Uroj mbarësi dhe suksese për të gjithë, të vulosim fitoren me 24 prill e pastaj me 8 maj të kemi fitore dhe më të thellë”, tha Rexhepi-Zejd. /indeks.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments