Enti Shtetëror për Revizion e publikoi raportin e SH.A. për prodhim të energjisë elektrike Elektranat e Maqedonisë së Veriut që është në pronësi shtetërore. Në raport është konstatuar se nga viti 2011 deri në 2020 është investuar shumë e konsiderueshme parash në projekte, të cilat nuk janë realizuar dhe në pajisje të cilat nuk janë vënë në funksion. Siç bëjnë me dije nga Enti, për realizimin e projekteve dhe furnizimeve janë lidhur marrëveshje dhe janë paguar gjithsej 1,3 miliardë denarë ose rreth 21,5 milionë euro.
Një pjesë e projekteve dhe furnizimeve kanë të bëjnë me zbatimin e Sistemit të Integruar të Kompjuterizuar – BIS, furnizimin e pajisjeve për përmirësimin e telekomunikacionit dhe rrjetëzimit, sigurimin e mallrave nga sistemi për ndjekje të lëvizjes dhe matje të sasive të qymyrit, ndërtimin e një objekti administrativ – ndërtesës administrative të EMV-Shkup“, njoftojnë nga Enti për Revizion.
Revizioni nga EShR është kryer në përputhje me programin e tyre të punës për vitin 2021.