Shqipëria është destinacioni i duhur mesdhetar për t’u vizituar nga turistët, rekomandon e përditshmja amerikane “The US Sun”.
Duke e krahasuar atë me Maldivet, por më e lirë, revista amerikane rekomandon shijimin e ujërave të bruzta dhe natyrën e paprekur të Shqipërisë, larg nga turmat e mëdha të turistëve.
“Shqipëria mund të mos jetë vendi i parë në mendje për britanikët kur mendojnë për një destinacion pushimi, por Riviera e saj ka fituar fansa për shkak të plazheve të saj të bukura dhe kohës së shkurtër të fluturimeve”, shkruan “The US Sun”.
Ksamili është një nga destinacionet që kjo revistë rekomandon, në natyrën e mrekullueshme dhe ujërat e kristalta.
“Përtej plazhit në vijën bregdetare do të qeni mjaft restorante, një shëtitore dhe mund të vizitonin njëkohësisht edhe Korfuzin duke u nisur nga Saranda me traget”, thuhet në shkrim.
“Pjesë e plazheve për tu shijuar janë dhe Vlora, Dhërmiu duke pasur edhe plazhet më të famshme në vend. Në fund mund ta mbyllni udhëtimin me Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë”, shkruan “The US Sun”.
/rtsh.al/