Restorantet dhe kafenetë prej sot do punojnë sipas orarit të zakonshëm. Ditëve të punës deri në mesnatë, ndërsa të premten dhe shtunën deri në ora 1 pas mesnatës.
Por, në ditën e fundit të gjendjes së jashtëzakonshme mbeten të mbyllura restorantet për dasma, këndet e fëmijëve, çerdhet, bibliotekat dhe palestrat. Nga Qeveria thonë se ato mund të hapen vetëm me vendime, që do të thotë edhe para edhe pas zgjedhjeve. Gjithsesi, kjo do bëhet sipas vlerësimit të Komisionit për Sëmundje Infektive. Pas tre muajsh pauzë, prej sot hotelet do munden të punojnë sipas protokollit të posaçëm për punë. Patjetër të kenë mjete dezinfektimi në çdo dhomë dhe në recepcion. Hapësirat patjetër të ajrosen rregullisht, ndërsa do duhet të largohen të gjitha revistat, materialet informuese, lojërat, jorganët dhe jastëkët. Ndalohet ushqimi në tryezë për vetëshërbim, banak dhe në tavolina për qëndrim në këmbë. Tavolinat ku shërbehet ushqimi do duhet të jenë të mbuluara me çarçafë letre ose najloni për një përdorim, ndërsa nëse shfrytëzohet çarçaf i zakonshëm, do duhet të lahet pas çdo shërbimi të ushqimit.
Mysafirëve u rekomandohet të paguajnë me kartela dhe domosdo duhet të mbajnë maska. Në objektet ku lejohet të ketë më shumë krevate, do mund të qëndrojnë vetëm mysafirë që janë nga e njëjta familje.
Rregullat e përgjithshme që janë dhënë për punë në kohë pandemie, mbajtja e maskave, mbajtja e distancës, larja e duarve, punët në restorante të jenë në mënyrën siç është lejuar, pra tavolinat të jenë në distancë prej 2 metrave dhe shërbimi “a la kart” i ushqimit – deklaroi Kërste Blazhevski, kryetar i HOTAM.
Sipas informatave, hotelierët mysafirët e tyre i presin që nga muaji korrik.