Qendra për Menaxhimin e Krizave në një njoftim për media thotë se për shkak të reshjeve intensive të shiut në pjesë të Maqedonisë Perëndimore, veçanërisht në rajonin e Pollogut dhe Komunën e Tetovës, janë vërejtur probleme me përthithjen e kanalizimeve atmosferike dhe fekale në pjesët urbane të qytetit.Kjo ka çuar në grumbullim dhe krijim të sipërfaqeve me ujë nën nënkalimet dhe mbikalimet.
“Apelojmë për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes nëpër rrugë dhe shmangie të qarkullimit drejt pjesëve të lartpërmendura të infrastrukturës rrugore.Ekipet kompetente janë në terren dhe po punojnë aktivisht për tejkalimin e gjendjes”, thonë nga QMK.
