-5.8 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Janar, 2025
BallinaLajmeReshjet e borës në Pollog, rritet për 20 për qind numri i...

Reshjet e borës në Pollog, rritet për 20 për qind numri i pacientëve të cilët përfundojnë me lëndime

Të paktën dhjetë persona në ditë kërkojnë ndihmë në repartin e ortopedisë dhe traumatologjisë në Spitalin Klinik të Tetovës, si pasojë e lëndimeve nga rrëshqitja në akull. Mjekët apelojnë që pa mbathje adekuate mos dalin nëpër rrugë, sidomos të moshuarit.

“Reshjet e ditëve të fundit çuan në rritjen e numrit të pacientëve deri në 20 për qind të cilët kërkojnë ndihmë në ambulancën tonë ortopediko-traumatologjike. Më së shpeshti dëmtohen nyjat e këmbëve dhe të duarve, ndërsa tek më të moshuarit më së shpeshti dëmtohet pjesa e e epërme e këmbëve parakrahu dhe nyjat e duarve. Ne jemi mirë të ekipuar dhe iu përgjigjemi qoftë në mënyrë operative apo ambulantore. Në ditë diku rreth 10 persona kërkojnë ndihmë me fraktura në ekstremitete”, deklaroi Mirosllav Koçovski, ortoped.

Banorët kërkojnë nga komuna që të pastrohen edhe trotuaret në pjesët e lagjeve, sepse, për të moshuarit shkakton probleme ecja nëpër trotuar me akull ose me borë.

“Thuajse aspak, ja shihni edhe vet katastrofe, bile edhe neper fshatra. Ne çdo qytet e njëjta gjë ndodh”, tha një qytetar.

“Duhet të pastrohen si nuk duhet. Diku janë të pastra por diku jo, kush si ka kaluar”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Duhet më mirë të pastrohen, por pastër janë. Nëpër borë keq është. Ja rrëshqiti theu dorën”, u shpreh një qytetar.

Nga komuna e Tetovës thonë se po punohet në drejtim të pastrimit të trotuareve dhe ekipet janë në terren.

“Ekipet e ndërmarrjes publike komunale “Tetova”, janë në terren tashmë disa ditë radhazi. Në fillim u pastruan bulevardet dhe rrugët më të frekuentuara pra në shesh, dhe me pastrimin e rrugëve është hedh edhe kripë. Por reshje ka pasur vazhdimisht andaj janë në terren dhe do të pastrojnë sot dhe në ditët në vijim edhe pjesët e mbetura të qytetit”, deklaroi Besarta Ramadani, zëdhënëse e komunës së Tetovës.

Ditëve në vazhdim pritet të pastrohen edhe rrugët dytësore si në qytet po ashtu edhe në pjesën e fshatrave, të cilat, në disa vende ende rezultojnë të pa pastruara. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments